XHUBLETA E ALPEVE SHQIPTARE ZBRET NË BIBLOTEKËN E UNIVERSITETIT “LUIGJ GURAKUQI” SHKODËR

0

Në mjediset   e Biblotekes   së Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër  është mbajtur simpoziumi  kushtuar Xhubletës . Kësisojë me inisiativën e   Shoqatës  Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”, shoqatë kjo e drejtuar nga Rita Kalaj Shkurtaj njohës  dhe dashamirës të Xhubletës kanë  folur rreth kësaj trashgimie   Etno-kulturore , duke evidentuar vlerat   e saj , si deshmi  e lahtësisë së popullit tonë.Fillimisht të pranishmit I ka përshendetur  Drejtoresha  e Biblotekes   sëUniversitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër znj Valbona Bërdica.Në fjalën e saj  drejtosha Bërdica  ka theksuar  dashamirësinë për të krijuar kushte dhe mundësi reale , dhe komode  për zhvillimin e këtij  aktiviteti.Me tej është ndjekur një dokumëntar  me titull:”Xhubleta pasaportë e identitetit  kulturor  kombëtar”.Nderkohë që në fjalën e saj kryetarja e Shoqates ; Xhubleta  e Alpeve Shqiptare znj . Rita Shkurtaj ka falenderuar  të gjithë pjesmarrësit , por edhe grupin e  punës për  organizimin e këtij simpoziumi.Ndër  personalitet  referuese të punimeve  rreth  lashtësisë së Xhubletës  kanë qënë   Studiuesi Prëlë Milani , i cili solli krahasimet , por edhe ngjashmeritë  në mes  Xhubletes së M.Madhe , dhe asaj të Dukagjinit, Ndersa   Historiani  i njohur Gjon Frani Ivezaj  i ardhur enkas nga Amerika  kareferuar tëmën  e  shtrirjes gjeografike të    përdorimit të  Xhubletës    , veçanarisht   në ato treva ku  banojnë  prej shekujsh     Malësorët e M.Madhe.Kështu u evidentua  fakti se  Xhubleta   ka traditën e saj tek  Malësorët  deri  në  zonat e Fush –Krujes.Mjaft interesante ka qënë edhe   referimi i përfaqësuesit  nga Qyteti I Pukës. Ne fjalën e tij solli traditën e  xhubletës  së këtyre  trevave, të cilat realisht nuk kane fortë ngjashmëri me Xhubleten autoktone Shqiptare të M.Madhe.Edhe nga Bashkia Lezhe , ku jetojnë dhe  banojnë prej vitesh  Malësor    nga  kelmëndi , Shkreli     apo dhe Kastrati, ku është ruajtur me fanatizëm Xhubleta  , traditë e të parëve tëtyre.Ky aktivitet i pat  të gjitha   edhe    përshëndetjen muzikore  të  lahutarit   Prëtash Nilaj, por edhe  vallen e logut, ku  të rinjte e veshur me costume kombetare përformuan  mjeshtërisht këtë  valle tëtraditës. Ajo , ose ata  që munguan  në këtë aktivitet  kushtuar  Xhubletës së M.Madhe  ishin përfaqësuesit   zyrtar  të  Bashkisë M.Madhe, mbase  këta kishin harruar  se janë  bijë  të  Xhubletës, kësaj mrrekullie të Etno –Kulturës Shqiptare.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.