Anton Krosaj do mbetët në kujtesen e qytetarve Shkodran dhe jo vetëm , si aktori i mirë, njeriu i mirë, që iku pa e gëzuar jeten mirë.Redaksia e revistës “Fjala” merr pjesë në dhimbjen e kësaj ikje të parakohëshme të aktorit Anton Krosaj. Një yll humori , u ngjit lartë në qiell , tek Yjet !
Redaksia e Revistës “Fjala”
Ka nderruar jete ne moshen 54-vjeçare humoristi i njohur shkodran Anton Krosaj.Ai vuante prej kohesh nga nje semundje e rende.Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër, Shqipëri. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqje dhe luajti shumë role ne shfaqjet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003.Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi. Disa nga to janë Para nga qielli, Piruet, Pesha e gruas sime, Pavioni zero, Personazhe ne kurth. Me estradën profesioniste ka luajtur ne komeditë :
O vajzën o komunën
Vëllai nga babai
Surpriza
Big Brother Shkodra 1
Big Brother Shkodra 2
Martesë me Intenet
Zef Deda Show 3
Bujar Qamili Show 2
Lumturi në Fukarallek
Je Shkodran në qoftë se
Humor me shkolle te mesme etj.
Ka vene në skenë 3 shfaqe për fëmijë :
Gëzuar 2015
Gëzuar 2016
Pranverë për fëmijë.