FEMËR … KU STINËT XHELOZOHEN

0
760

RUDINA PAPAJANI MËRKURI

ESSE

Femër! Primarja për të qënë më e bukura.Konvertim në brishtësinë e një luleje që nuk vyshket me të drejtën e aromës ku përkulen të gjithë.Jeton në faktin se je një dëshmi ku lind njerzorja,mosha më e bukur ku ti ecën si shtojzovalle mbi klishetë e pamundësisë.Ti je dora e zgjatur,përkundja e një djepi,mëmësia më e ëmbël ku stinët XHELOZOHEN .Të shoh si një hapësirë e blertë plot ngjyra,një frymarje e fuqishme ku lind jeta,një lëvizje në mos ndërprerjen e të gjithë komponentëve.Kur flas për ty kuptoj përpjekjen e ditëve,sfidimin e çastit magjik,botën reale,ku ti çdo ditë e pushton si botë fatlume apo të gënjeshtër.Ti je ëndra e një shpirti në dejet e së cilës RRJEDH një gjak i vrullshëm.Sepse çdo ditë shkund pluhurin e përgjumjes,sfidon tensionin,orët,natën e gjatë që si për inat të ditës miqësohet me momentet impulsive,me netët e bardha ku ti zhduk qetësinë e shurdhët.Aty ti femër je një shqisë e padukshme,një dritë e bukur në një sfond të errët.Femer dorzohem para teje në relaksin shpirt me flatra pa fre.Të shoh kaq dinamike,modele jashtë skematurave fallco,si një studjuse që për zemër ka ecjen përpara,mesazhin se ti je forca,rruga e realizimit të vetvetes,sepse nuk je prona e dikujt por lindja ,prioriteti për të qenë një mbretëreshë e familjes.Ti e ndjen se pas reve fshihet një diell i bukur ku ti je origjinalja,paqja,buzëqeshja më e ëmbël që Zoti dhuroi në tokë.Koha për ty bukuri ka ndaluar akrepat,castet,minutat sepse ti je perfektja,fryt pas fryti jep një rini të përjetshme në shpirtin dhe zemrën që ti fal.Ky nocion vaksinues sjell malin e mendimit se çdo ditë për ty ka thjerrëza emocioni që dëshirojnë shifrën rekord në mugëtirat gri që shfaqjen barierë nga toka jote sunduese.Tërhiqem brenda teje si një energji, si gruaja që lind jetën,mendjet inteligjente….

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.