NJË BORXH I HERSHËM QË DUHET SHLYER

0
147
Enver CAKAJPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Sa herë shkoja me shërbim nëpër fshatrat e Skraparit,qëmtonja për ndonjë temë shkrimi,sepse gazetat më kërkonin çdo ditë.Në Tomorricë nuk kam lënë shtëpi pa vajtur,po kam qenë pak i “bezdisur” se unë nuk lakmoja asnjë llojë pije.Mirëpo nëse vete në shtëpitë e tyre,ku mikpritja eshte bërë zonjë e vendit,ata sebep duan dhe e tundin shtëpinë me dolli e këngë. Më ngushtë e kam ndjerë veren në shtëpinë e mikut tim nga Postena,Riza Shuku, i cili ishte vetëm me gruan,po më erdhi keq që ai njeri bënte dolli e këndonte vetëm e unë nuk e hapa gojën njëherë.Kjo më ka ndodhur në të gjitha shtëpitë e Tomorricarëve. Mbaj mend që kam bujtur një natë edhe në shtëpinë e njeriut të mirë,Qani Bako në Burranj. .Kemi bërë një muhabet të lezetshëm,pa detyrime. Atje dëgjova për një vajzë,që kryente detyrën e brigadiers n ëish-kooperativën bujqësore Dobrenj.Kërkova ta takoja,sepse ishte e para femër brigadier,porn ë mëngjes ajo kishte ikur shpejt dhe nuk munda ta takoja.Emrin e saj e kam edhe sot në bllokun e shënimeve.Na bllok kam të shënuar: Lefteri Çipi, brigadier në brigadën e nëntë Dobrenj,dekoruar nga Kuvendi Popullor për realizimin dhe tejkalimin e planeve.”
Atëherë unë pata problem me shëndetin dhe nuk rastisa të vija më në Tomorricë. Kam edhe borxhe të figurave të tjera në të gjithë rrethin,po ardhka një ditë,që,nëse nuk kujtohesh ti,të kujtojnë. Dje në kompjutër,kur isha duke punuar,m’u hap butoni i kuq,ku lexova “Jam Lefteri Çipi,dikur mësuese,por me që kërkohej të ngriheshin në përgjegjësi femra,edhe mua më bënë brigadiere.Me që juve shkruani,kam dëshirë të bëni një shkrim edhe për mua.” Më kishin thënë që ishte e bija Hasan Nikollarit nga Burranji,martuar me Pëllumb Çipin nga Dobrenji. Të atin e tij,Zeqirin unë e njihja shumë mirë,sepse sa herë vija në Dobrenj, fotografinë e tij e gjeja në qendrën e emulacionit socialist.Ai i përkiste atij brezi,që i lanë fëmijët,gratë e shtëpitë dhe rrembyen armët për çlirimin e vendit.Ai ishte inkuadruar në Brigadën e dhjetë sulmuese,që u formua në Karbunarë të Lushnjes. Por edhe gruaja e tij kisht vëllanë dëshmor,Muke Topin nga Përmeti. Lefteria kishte bërë shkollën 8-vjeçare në Zhepa dhe gjimnazin në rrethin e Gramshit.Sa erdhi andej e vendosën mësuese në Burranj,më pas edukatore kopshti,por Burranji pesë shtëpi kishte dhe kopshti u mbyll..Atëherë Lefterinë e vendosën brigadier.Natyrisht atëherë nuk kishte besim tek femrat,por Lefteria ishte e bija e punës dhe u tregoi të gjithë burrave të Dobrenjit se ç’forcë kishte gruaja. Ajo nuk ishte nga ato femra që kur shikonte njeri rrugës ulte shaminë deri te buz.Lefteria do t’i ngjante babait nga puna,kultura dhe ndershmëria. Ajo mbase nuk e kishte lexuar thënien e shkrimtarit Viktor Hygo,që thoshte: “Dy janë nëpunësit kryesor të shtetit,nëna dhe mësuesi.” Ajo i kishte të dyja,edhe nënë e tre fëmijëve, edhe mësuese,edhe e dekoruar. Lefteria punës i thoshte punë, shoqërisë shoqëri dhe miqësisë miqësi dhe nuk i ngatërronte kurrë me njëra tjetrën.Të tria këto cilësi ajo i fitoi me ndershmërinë dhe kulturën e saj.Ishte më e drejtë se drejtësia,më fisnike se fisnikëria,më e ndershme se ndershmëria.
U prish kkoperativa,u shthur dhe shoqëria.Të paktën vajza e saj mbaroi universitetin në Elbasan dhe doli mësuese,djali mori burs dhe vazhdoi inxhinierinë.Por një ditë ata e lanë Dobrenjin dhe u vendosën në Berat.Aty u mor me tregti,ku zunë një dorë të mirë të ardhurash,por ishte sistem i pasigurisë dhe lekët i hodhën në firmat piramidale dhe i mori ai që ishte i zoti! Kjo i detyroi të merrnin rrugën e emigrimit,por gardhi ishte çurur,Lefterisë i vdiq dhe burri. Tani jeton në Greqi.Ajo jeton me pensionin e saj,që merr në Shqipëri dhe pensionin e burrit,që i jep shteti grek.
Unë i kërkoj ndjes Lefterisë,që po e shlyej kaq vonë borxhin që i kisha në vite.Por edhe e falënderoi që më kujtoi dhe më plotësoi me të dhëna të tjera,sepse nuk duhet të jesh modest sat ë harrosh dhe veten tënde!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.