SHIJO MOMENTIN….SHFRYTEZO KOHEN !

0
160
Rovena Klejo  Mund të jetë një imazh i 1 person dhe liqen
Sapo zbardhi dita dhe pa kuptuar fare u ngrys tashmë. Sapo erdhi E Hëna dhe dhe pa kuptuar fare erdhi E Premtja. E kështu iku muaji. Edhe viti pothuajse po mbaron. Pa kuptuar ikën 40, 50 apo 60 vite të jetës sonë. Pa pritur kuptojmë që kemi humbur prindërit, miqtë dhe të afërmit. Dhe kuptojmë që është shumë vonë tashmë për tu kthyer pas.
Prandaj le të mundohemi, pavarësisht të gjithave, të shijojmë kohën që na ka mbetur. Le të kërkojmë aktivitetet që na pëlqen të bëjmë. Le ti hedhim pak ngjyrë “grisë” sonë. Le të buzëqeshim me gjërat e vogla në jetë të cilat hedhin aromë në zemrat tona.
Dhe pavarësisht të gjithave, ne duhet të shijojmë në paqe këtë kohë që na ka mbetur. Le të provojmë ta eliminojmë pastaj-in: Do ta bëj pastaj, do ta them pastaj, do të mendoj për të pastaj, do ta takoj pastaj, etj… Ne i lëmë gjërat për pastaj a thua se ky pastaj-i është i yni, sepse ajo që ne nuk kuptojmë është se:
Pastaj, kafja ftohet
Pastaj, përparësitë ndryshojnë
Pastaj, bukuria venitet
Pastaj, shëndeti përkeqësohet
Pastaj, fëmijët rriten
Pastaj, prindërit plaken
Pastaj, premtimet harrohen
Pastaj, dita bëhet natë
Pastaj, jeta mbaron
Dhe pastaj në përgjithësi është shumë vonë. Prandaj le të mos lëmë asgjë për pastaj, sepse mund të humbim çastet më të bukura, përvojat më të mira, miqtë më të mirë, familjen më të mirë. E sotmja është sot dhe momenti është tani. Nuk jemi më në moshën ku mund të përballojmë ti shtyjmë për pastaj ato që duhen bërë menjëherë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.