550 VJETORI I VDEKJES SË “PAVDEKSHME” TË GJERGJ  KASTRIOTIT – SKENDERBE … (1468 – 17 janar – 2018).

0
1240

Nga : Ndue Bacaj

Pesëqindë e pesëdhjetë vite më parë , me 17 janar 1468 në Lezhë pushoi së rrahuri zemra më e madhe e shqiptarit më të madh të të gjitha kohërave , rilindasit më të ndritur të Arberisë dhe Europës Gjergj  Kastriotit –Skenderbe. Bashkë me ketë zemer të madhe  u shua edhe mendja më e ndritur e një strategu ushtarak dhe burri shteti , u venit krahu mbrojtjes më i fuqishem i Arbërisë  dhe  u rrezua per tokë me një tingellimë vaji shpata mbrojtese më e fuqishme e besimit dhe qytetrimit kristian të Europes së shekullit XV… Kuja e vaji i kesaj vdekje mbuloi Arberinë , Europa  u vesh në zi.. E vetmja që ju gëzua kesaj vdekje  ishte perandoria Osmane dhe Sulltan Mehmeti i dytë i cili kur  mori lajmin e vdekjes së Gjergj Kastriotit thirri : “ Më së fundi më perkasin Europa e Azia! Mjerë krishterimi që ka humbë shpaten dhe mburojen e tij”. Po ky Sulltan duke ja ditur vlerat Skenderbeut do të shtonte : “Një luan i till nuk do të lind kurrë më mbi faqe të dheut.”.(1).

Një curriculum i vogël për Skenderbeun …

Sipas shumë historianeve e studiuesve  Gjergji  Kastrioti kishte lindur  me 6 maj të vitit 1405 ,në derën shquar të Kastriotëve , me prindër ; babë princin e njohur arbënor Gjon Kastrioti , dhe me nënë Vojsaven (disa studiues i thonë edhe Vojza…), e bija e kryezotit të Pollogut të Tetovës. Kjo krahinë arbënore ishte pjesë e principatës të Balshajve (me origjinë nga Balleza e Rrjollit M.Madhe,N.B.) , dhe hynte nën influencen e Kastriotëve. Sipas deshmisë të Gjon Muzakës nëna e Vojsaves ishte nga dera e Muzakajve. Gjergj Kastrioti kishte edhe tre vëllezer të tjer; Stanishin , Reposhin dhe Kostandinin, si dhe pesë motra ; Marijen , Vlajken , , Angjelinen ,Jellen (Lenen) dhe Mamicen…(2). Ndër malet tona , per nji burrë kreshnik e div thonë se le drague. Një njeri kesi dore e falë Zoti ynë të mbeshtjellun me nji pelhurë të hollë , me fletë nën sjetulla e i jep nji fuqi të mbinatyrshme . Keshtu mbas gojdhanash lindi edhe Gjergj Kastrioti-Skenderbegu. (3). Ndersa Marin Barleti shkruante se pak ditë para se t’i falte Zoti falte ketë nëna (e Gjergjit) –Vojza që ishte shtatëzanë kishte parë në ënderr  se u rrezua një yll prej qiellet , e duke  u ulur kadal u drejtua nga ajo e cila bani me u zmbrapë per me i leshue vend , e ylli u shëndrrue në nji foshnje per bukuri. Aasaj atëherë i ishte dhanë me u afrua me e marrë grykë e me e puthë , por i doli gjumi e u kujtua se kishte kenë anderr . Vertet nuk kaloi shumë kohë mbas asaj andrre e i fali Zoti ynë nji djal fort të hieshëm , veshë me një këmishë të hollë , e në krahë të djathtë kishte të shkrueme nji shpatë , ndersa në sjetulla dy lagje fletë e në ballë kunoren… (4).
Gjergj Kastrioti do të rritej nën kujdesin e nënës tij Vojzes (apo Vojsaves) dhe babait tij Gjonit , si dhe të vellezerve e motrave të tij më të mëdhenjë. Gjergji si djali më i vogel i kesaj familje mund të ishte edhe më i “perkdheluri e priviligjuari” , por ato kohë lufte e heroizmi kunder një pushtuesi mizor siç ishin turko-osmanët nuk ja lejonin ketë perkdhelje e privilegj as Gjergjit të vogël. Babai i Gjergjit , Gjon Kastrioti (si dhe princër të tjer arbënor) ishte në një luftë të pabarabartë kunder pushtuesve turq-osman. Duke qenë një luftë e pabarabartë pushtuesit arriten të mposhtnin edhe fisin famemadh të Kastrioteve me në krye Gjon Kastriotin. Turqit siç e kishin zakon kur e mundnin një kundershtar per ta bërë “zap”, perveç të zezave të tjera i merrnin peng edhe djemt. Keshtu kishin bërë edhe me Gjon Kastriotin të cilit i kishin marrë peng kater djemtë e tij , i fundit kishte qenë Gjergji.. Shtetaret turq me politiken e tyre  të shkollimit , edukimit luftarak dhe joshjes me hierarkinë ushtarake kishin menduar se Gjergj Gjon Kastriotin , ketë zog arbëri  e kishin tranformuar në një zog turku të betuar.. Por  kishin gabuar dhe ketë e vertetoj beteja “fatlume” e 3 nentorit të vitit 1443 ,betejë që u zhvillua në trojet shqiptare të Nishit të Kosoves, ku nisi udhen Gjergj Kastrioti (me 300 ushtarë shqiptarë) drejt Krujes së bekuar ,dhe  me 28 nentor 1443 do të  valviste të lirë flamurin tonë kombetarë. Me ketë flamur  Gjergj  Kastrioti bashkoi fiset arbenore , me Beslidhjen e Lezhes (2 mars 1444),dhe keshtu të bashkuar  u treguan të pamposhtur perballë perandorisë turko-osmane , asaj perandorie  para së ciles dridhej vetë Europa e kohes. Keto  të dridhura ja kishte larguar vetem Shqiptari i lavdishem Gjergj Kastrioti –Skenderbe , i cili per  rreth  njëçerek shekulli  në 22 beteja kishte qënë tmerri i pafund i ushtrisë osmane dhe vet sulltanve… Nga keto beteja menduam të “veçojmë” vetem atë kur vetë Sulltan Murati II  erdhi në  trojet arbenore në krye të 160 mijë ushtareve me 14 maj 1449 , me qellim qe të shkaterronte Arberinë me në krye kryeqendren e saj KRUJEN ,dhe kryeheroin Gjergj Kastrioti-Skenderbe.Pas disa “sukseseve” te para (në Diber e tjer) sulltani ju leshua  Krujes ,ku  Skenderbeu megjithse me më pak forca ,por me guximin dhe taktiken e tij gjeniale e kishte detyruar Sulltan Muratin II (nipin e serbeve ) të shihte me sy të tij disfaten e turpshme dhe të pashmageshme , edhe para syve të  Europes  e cila  shpesh ishte dridhur  para perandorise turko-otomane. Kjo disfate ishte aq e paperballueshme per atë sa e beri të vdesë duke plasë birin e shkines ,Sulltan Muratin II…(5). Vetem nga shpata e Skenderbeut  kishin gjetur vdekjen rreth 2000 ushtarë e komandant  nga më të shquarit turq..(6).

“ Vdekja e Skenderbeut…”

Gjergj Kastrioti –Skenderbe si çdo njeri i kesaj Bote, nuk mund t’i shmangej fundit të jetes së tokësore , pavaresisht dhantive që tregonin edhe trajta hyjnore të tij. Mjerisht në trupin e kreshnikut Skenderbe ,që nuk e kishte shpuar shpata e as trand frika e hordhive turko-osmane ,pak pa mbushur 63 vite , kishin arritur t’a “shponin” viruset vdekjeprurse , që siç shkruhet i kishin sjellë “Ethet” ,që i kishin shkaktuar të dridhura dhe temperatut të lartë , gjëra që çdo ditë do ta dobësonin fizikisht derisa do të binte në shtratin e vdekjes. (Në atë kohë mjeksia nuk dinte çfar janë viruset pasi aty do të zbuloheshin rreth 450 vite me vonë) . Edhe sot “qarkullon” gojdhëna që tregon se kur u nis Skenderbeu në luftem e mbrame , i zbehtë e i molisun prej ethesh i doli mordja afer e i foli : “Kthe ,dale breh Skanderbeg !” , “Po kush je ti , e kah na vjen ?” iu pergjigj Skanderbegu. “Vetë jam mordja , e dije se jeta jote ka mbarue” “ He ti hije e zezë ka e din se unë do të vdes ?”, i a ktheu Skanderbegu. Die u hap në qiell libri i të vdekunve “ , i tha mordja ,”e dikah zdrypi , si një bashk i zi mbi krye tand”. Me kaq u shpa andërra e jetës , e Skanderbegu vijoj gjithnjë rrugen , por kur u kthye prej lufte mblodhi parsinë e u diftoi ndër sy , se kishte të gjitha gjasat se ai vrik do të vdiste , e se turku do ta pushtonte Shqipninë…. Duke ndigjua fjalet e permallshme të Sanderbegut , mbarë çka ishin rreth tij i mori vaji… Pak orë para se me vdekë luti ata krenë që ndodheshin per-rreth tij me u mbledhë … e me zgjedhë kapidanin ma të zotin në vend të tij deri sa të rritet i biri (Gjoni). Mbas kesaj kerkoi me i pru një tube thupra , e u tha krenëve të provoshin me i thye , por nuk mujti asnjeni. Pra tha ai e dini vetë se me i zgjidhë nji nga nji i thenë e një fëmi , prandaj u lutem të mbani besën , bashkimin , burrninë e bujarinë , e në kjoftë se pernjimend kini me i mbajtë keto porosi që po ju a lë në fill të mordes , Zoti ka me u ndihmua që turku nuk ka me mujtë me dhunua token që na lanë të parët. – Mori t’e mbramja të birin ngrykë , e mbasi e puthi dy-tri herë , dha shpirtë tuj shqiptue keto fjalë : “Kjoshi lirë e bekue”… Kaloi nji ditë mbulue me mjegull , sa me të vojtë mendja se edhe qiella diç po vajtonte , kur qe nigjohet nji brimë deshprimi. Ishte lekë Dukagjini , i cili perpiqte me njeren dorë ballin e me tjetren ndukte flokët e kresë e tuj ba gjamen Skanderbegut , bertiste sa ku mujte : “Trandu Shqipeni se jeta jote u err per ne – sepse Skanderbegu nuk asht ma…”, e vijoj gjatë e gjatë me keto fjalë : “Ndien shpijat e tranden – ndien malet e u danë , e shkrpat mbi kroje ranë .-Kumbonët e kishës ranë vetvetiu . Nalt u hap qiella dhe në qiell të haptë hinte ndër re zemermadhi , Skanderbegu i pa fati..”.(7). . Skanderbeu u varros në kryekishen e Shenkollit Lezhë . Të gjithë kapedanët , oficerët dhe ushtarët me garden pretoriane e percuallen në banesen e fundit . Gjëmimi i topave dhe krismat e pushkëve lajmruan që kufoma e tij kishte zbritur në varr , dhe tok me atë , edhe Shqiperia e lirë per disa shekuj. (8). Pas vdekjes së Skenderbeut perandorisë otomane ju deshen mbi 10 vite luftë e perpjekje per të mposhtur  qendresen heroike të shqiptareve që luftonin me emrin dhe frymzimin  e veprave të prijesit tyre legjendar-Skenderbe.. Fryma heroike , që kishte perhapur Skenderbeu , si gjysëmperendi i vjetersisë , rronte e gjallë në zemrat e Shqiptarëve vite pasi fluturoi në qiell shpirti i nderitshëm i kryetrimit. Valle vajzash shqiptare , si vallkyrat e legjendave gjermanike , mblidheshin me rregull çdo tetë ditë mbi kështjellat ku kishte mbretëruar Skenderbeu , dhe midis buçitjes dhe oshtimës të betejave kendonin himne lavdruese per kryetrimin e vdekur të kombit , dhe i luteshin si një shenjti që t’i shpetonte nga armiku i terbuar dhe t’u falte fitoren flamurit dhe armëve kombëtare . Shqiptarët të ndezuar nga keto këngë trimërore, e shikonin me sy hijen e Skenderbeut kaluar në krye të tyre dhe luftonin si luanë me forcë të perseritur…(9).
Qendresa dhe fama arbënore e Skenderbeut  kishte qenë aq e madhe (shpesh edhe me trajta hyjnore) , sa ushtaret dhe oficeret turq kur pushtuan Lezhen (me 1478) hapen një varrin e Skenderbeut) dhe eshtrat e tij i merrnin si hajmali. Ndersa sipas një gojdhënë që ka ardhur deri në ditet tona thuhet se kur e hapen varrin , turqit e kishin gjetur zemren e Skenderbeut duke rrahur dhe gufuar gjakë të nxehtë. Ketë zemer e kishin futur në nje kuti të praruar dhe ja kishin derguar Sulltanit i cili e ruante me roje në një nga sallonet më të bukura të pallatit tij. Sulltani në një të premte në krye të çdo viti  hapte kutin dhe me një heshtë e therte  zemren e Skenderbeut ,e cila gufonte gjithnjë gjak të nxehtë… Ketë sulltani e bënte se besonte  se me ba me harrua pa ja ngul heshten atë ditë Skenderbeu ngjallej , e ateherë mjerë turqit…(10).
“Grimca” , nga vepra dhe lavdia e Skenderbeut e memorizuar ndër shekuj…
Vepra dhe lavdia e Skenderbeut është e memorzuar perjetsisht në trashigimin heroike e historike të Shqiptareve , por edhe në rreth 1000 vellime të botuara në 72 vende të botes dhe në mbi 22 gjuhë  kryesore…(11). Disa nga keto vepra  të shkruara janë ato të Marin Barletit , Dhimiter Frangut , “anonimit” Tivarasi (që është në fakt imzot Pal Engjelli ,i cili ka qënë edhe kryediplomati i Skenderbeut) , Frang Bardhi , Rinaldit , Prifti Biemni etj… Per të vijuar me korespondencen e Skenderbeut me Papet Bashkohore: Eugjeni  IV , Nikolla  V , Kaliksti III ,Piu II ,Pali II,si dhe Republikat apo mbreterite e kohes si ato te Venedikut ,  Siçilisë , Napolit, Xhenoas, Firences ( ku nga frika e turqëve ndonjera ja kishte edhe me hile Skenderbeut..)etj..Ndonjera prej tyre Gjergj Kastriotin e quante jo vetem aleat potencial ,por edhe “Babe”,pa llogaritur levdatat e dekoratat e  Selisë së Shenjtë ,ku në drejtimin e Papa Kaliksti III  e shpallte Gjergj Kastriotin “Atlet të Krishtit”… Jehona e vepres së Gjergj Kastriotit vazhdoi jo vetem si nje kujtim i lavdishem i një epoke të kaluar ,por mbi të gjitha si një frymzim në mbrojtje të Europes e qytetrimit të saje  shekull pas shekulli …Me ketë rast po cilesojmë vetem një pjesë të vogël  nga jehona e veprave të Skenderbesut ndër shekuj…: Në Librin e lutjeve të mbretërshes  të Anglisë, Elizabet, të bërë publike me 17 janar 1559, (në një ditë të pervjetorit të vdekjes) shkruante : 17 janar,si sot vdiq  princi i mirë Skenderbe ,Mbreti i Epirit shfarues i turqeve…  Në vitin 1597 fisniku francez Zhak  de Lavardin,shkroi një biografi brilante të Skenderbeut .(të bazuar në historinë e  M. Barletit..) Në shekullin XVII anglezi ,William Temple , burr shteti e analist politik i kohes  do të shkruente : Gjergj Kastrioti …si dhe Huniadi, nënmbret i Hungarise janë dy gjenerala  ngadhnjimtare  dhe burra me karakter të lartë  që luftuan sa qënë gjallë  si kampion të Krishterimit… Ndersa filozofi francez Volteri në vitin 1754 do të thoshte: Sikur perandorët e Bizantit të kishin qënë si Skenderbeu , Perandoria  Romake e lindjes  nuk do të ishte zhdukur kurr…Një gjeneral me fame botror i shekullit  XVIII (kanadezi Wolf)  në vitin 1756  shkruante se : Skenderbeu  u a kalon të gjithë prijësve  ushtarak të lashtë dhe modernë, si udheheqes  i një armate  të vogel difensive.. Albanologu dhe historiani Milan Shuflaj  do të shkruante per Skenderbeun : “Qysh në gjallje Gjergj Kastriotin Europa  Perendimore  e stolisi me legjenda. Bestynia per fuqinë e tij demoniake  tek armiqtë turq sprapsi menjëherë besimin në kismet.  Imagjinata e popujve ballkanikë të shtypur nga të pabesët filloi të krijonte  nga ai heroin e këngëve  të tyre dhe të tregimeve të ënderruara… Nën Skenderbeun bërthama të shumta shtetërore u shkrinë në një shtet të vertet. Pas renies së Konstandinopojes , Serbisë dhe Bosnjës ,ky qe shteti i fundit më i madh i krishter i Ballkanit e tjer…(12). Është me vlera të veçohen edhe tre historianet Osman ; Idriz Bitlisi , Kemal Pasha  dhe Ibn Kemal e ndonjë tjeter të cilet me gjithë urrejtjen per Skenderbeun ,se nuk vazhdoi ti sherbejnë Perandorisë osmane ata e pershkruajnë me nota realiste ketë gjeni të artit  ushtarak të shekullit XV , që duhet ti falet në perjetsi edhe Europa Perendimore…
Në mbyllje: perse vdekje e “pavdekshme” ,ajo e Skenderbeut edhe sot pas 550 vitesh.?
Një vdekje sado e rëndë pasi kalojnë vite e jo më shekuj harrohet , pra “vdesë‘‘ si vdekje. Mirpo me vdekjen e Gjergj Kastriotit Skenderbe edhe pse po kalojnë pesë-shekuj e gjysëm , ajo vdekje nuk është harruar , apo siç e quajta unë në titullin e kesaj kujtese të vogël ,ajo vdekje është e “pavdekshme“ veçanarisht per shqiptaret që kanë rrenjë e trung Iliro-Arbnore e Shqiptar –Europerendimor… Vendosja e turqëve në Ballkan çeli një fazë të në historinë europiane . Kufijtë e Orientit u shtrinë permes kontinentit në vend që të ndaleshin në grykat e Bosforit dhe Dardaneleve si në kohen e Romës e Bizantit. U krijua një kontrast i vajtueshëm në mes të Europës perendimore dhe Europës “otomane“. Ndersa në boten kristiane filloi rilindja e arteve , letersisë dhe shkencës , dhe u vunë themelet e qytetrimit të sotshëm , në Ballkanin e sunduem prej Osmanllive pllakosi dekadenca dhe u zhduken deri mbeturinat e qytetrimeve të mëparshme . Prandaj mund të themi me të drejtë se vendi i ynë u kthye perseri në errësiren e mesjetës.. (13). Errësirë që mjerisht ende nuk kemi mundur ta shperndajmë plotësisht , per t’a zevendesuar me driten e vertet Europerendimore të cilës i perkasim që në agimin e jetes. Dritë per të cilen luftoi sa qe gjallë heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbe , të cilin jo rrallë shqiptar (sigurisht të till janë vetem në emer), e anatemojnë e mohojnë , dhe në vend të tij besojnë e glorifikojnë Sulltanet pushtues turko-osman , e deri “sulltanet” e ri , që kerkojnë në mos të na kthejnë në kohrat otomane apo në një çiban të huaj per Europën e sotme , të pakten të na ngadalsojnë rrugën per ku na e ka lënë amanet Gjergj Kastrioti –Skenderbe , i cili krahasohet me të drejtën të Zotit me fjalët , se ishte i shnjtë si Shen Luizi , diplomat si Talleyrandi dhe trim si Aleksandri i Madh …(14).

Referencat:
(1).Gennaro Francione ,Skenderbeu një hero modern ,fq.194 , Tiranë 2006.
(2).Fan Noli , Historia e Skenderbeut ,fq.19 ,Tiranë 2015).
(3).At Marin Sirdani , Skanderbegu mbas gojëdhanash , fq.21 ,botime franceskane , Shkodër 2008)
(4).(At Marin Sirdani ,po aty , fq.21-22).
(5).Dhimiter Frangu ,Veprat e lavdishme të SKENDERBEUT , fq.99-105 ,Arberia 2005).
(6).Dhimiter Frangu , po aty , fq.247 ).
(7).At Marin Sirdani , po aty , fq.79-86 .
(8).Fan Noli , po aty ,fq.112 .
(9).Fan Noli, po aty , fq.113.
(10).At Marin Sirdani ,po aty ,fq.97.).
(11).Gennaro Francione ,po aty ,fq.194.
(12).Milan Suflaj ,Histori e shqiptarëve të Veriut… fq.36-37 ,Prishtinë 2009.
(13).Tajar Zavalani ,Historia e Shqipnisë , fq.136 , Botues Phoenix , 1998.
(14).Fan Noli ,po aty ,f.122.

Malesi e Madhe me 17 janar 2018

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.