ZHVILLIMI I BUJQËSISË NË TUZ PRIORITET I KOMUNES   DHE MBESHTETJE E MINISTRISË SË  BUJQËSISË

0

Kryetari Gjeloshaj, uroi ministrin dhe sekretaren për detyrën e re si dhe shpKryetari i Komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj, priti në takim ministrin e Bujqësisë,  Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave, z. Aleksandar Stijoviq si dhe sekretaren shtetërore znj. Nikolina Mishniq. Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetari i Komunës, z. Ivan Ivanaj si dhe sekretarja e Sekretariatit për bujqësi, znj. Ismeta Gjoka.shprehu dëshirë dhe gatishmëri për bashkëpunim ndër institucional. Ai e njoftoi ministrin me investimet e reja që do të bëhen në territorin e Komunës së Tuzit, konkretisht në njërin nga sektorët kryesorë të ekonomisë së vendit, siç është ai i bujqësisë, investime të cilat jo vetëm rrisin të ardhurat e komunës sonë, por janë edhe masë mbështetëse për bujqit dhe fermerët vendas.Në këtë takim të parë  të ministrit të Bujqësisë në Mal të zi, mësohet se eshte shprehur vullneti I përbashkret për të investuar në sektorin ebujqësisë veçanarisht në Komunën e Tuzit, mbasi kjo Komunë është  me orjentim bujqësor.kësisoj nga ana tjetër, ministri Stijoviq, përgëzoi Komunën e Tuzit për fokusin që ka në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, si dhe theksoi që mbështetja nga ana e Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, për bujqit dhe fermerët e kësaj komune nuk do të mungojë. Gjithashu temë diskutimi ishte edhe ujësjellësi i zonave rurale dhe problematika e mungesës së ujit në këto zona.Mbas takimit ata vizituan edhe sh.p.k.“Red Comerc”, e cila bën grumbullimin e prodhimeve bujqësore në territorin e Komunës së Tuzit.Komuna e Tuzit!

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.