Zgjedhet Qeveria e re e Malit të Zi e kryesuar nga Zdravko Krivokapiq

0
189

Me 41 vota pro, një i përmbajtur dhe 28 vota kundër, Kuvendi i Malit të Zi, zgjodhi Qeverinë e re, e cila do të kryesohet nga Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq.Kabineti i Krivokapiq, sipas propozimit të tij, do të ketë një zëvëndëskryeminister dhe 12 ministra.Zëvendëskryeministër u zgjodh lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq.Qeveria e re malazeze është e para që prej tri dekadash që është formuar pa Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit, që u mund në zgjedhjet e 30 gushtit të këtij viti.Në zgjedhjet e 30 gushtit, kryeministri i sapozgjedhur, si një person jopartiak, ishte bartës i listës së koalicionit “Për ardhmerinë e Malit të Zi”,  që fituan pushtetin, i cili përbëhet kryesisht nga Fronti Demokratik.Kryeministri i sapozgjedhur, Krivokapiq, njoftoi para betimit, se Qeveria e tij përgjatë mandatit prej katër vjetësh, do të përfaqësojë zbatimin e demokracisë së drejtpërdrejtë.“Ne, të gjithë duhet të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, që qytetarët të ndihen më mirë dhe që Mali i Zi të transformohet në çdo kuptim. Kjo qeveri do të jetë shërbyese vetëm e qytetarëve. Kjo është Qeveria e viktimave, sepse kjo është mënyra e vetme për të filluar më të mirën e përbashkët. Të gjithë ministrat janë gjithashtu viktima për të gjithë. Ne gjendemi në një situatë ku çdo ditë është e çmuar. Gjëja më e rëndësishme është që fitorja e 41 deputetëve u shpreh sot, dhe kjo është fitorja e njerëzve dhe qytetarëve. Përjetoni këtë si një masë të së ardhmes sonë të re”, tha Krivokapiq para votimit.Qeveria e re u mbështet nga deputetët e partisë nga lista “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, e udhëhequr nga Fronti Demokratik, Mali i Zi Demokratik dhe Lëvizja Qytetare URA. Kundës qeverisë së re ishin partitë opozitare DPS, Socialdemokratët, Partia Social-Demokrate, deputeti i koalicionit shqiptar “Bashkë nji Za”, Fatmir Gjeka, Partia Boshnjake, ndërsa deputeti i Listës Shqiptate “Koha është tani”, Genci Nimanbegu ishte i përmbajtur.Ndërkaq, kjo Qeveri, nuk ka as një përfaqësues nga radhët e partive të pakicave.

V.O. Ky infarmacion  është marrë  nga poertali “Malësia Org”

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.