ZEF HOTI ZOGU I ZANËS, DJALI I STARËS E TRIMI I SPANJËS

0
(Kujtesë me rastin e 86 vjetorit të rënies në luftën e Spanjës-13 shkurt 1937)
NGA NDUE BACAJNdue Bacaj | EuroEmigrant
Më 1936 alenca e quajtur Fronti Popullor, (i përbërë nga socialistë, komunistë e republikanë , (edhe me ndihmen e inernacionalistëve majtist dhe Stalinit), fituan zgjedhjet përseri si në vitit 1931, kur kishin dëbuar mbretin Alfons XVII dhe shpallë Spanjën Republikë, Këtij “grupimi” iu vu përballë grupi i djathtë i quajtur “Falanga Spanjolle” me në krye gjeneralin Franko. Në këto kushte nga Spanja u lëshua kushtrimi për ndihmë , kundër focave falangiste të Frankos. Një nga shqiptarët që “degjoi” kushtrimin internacionalist të vitit 1936 per të shkuar vullnetar në luftën kundër fashizmit në Spanjë ishte edhe malësori prej Hotit Zef Prelë Hoti. Zef Hoti kishte lindur në Stare të Hotit, por pasi kishte mbetur jetim (i kishte vdekur babai) , për aresye “mentaliteti…” nëna e tij ishte detyruar që me jetimët e saj të ç’vendosej per të jetuar në Krujë. Jeta e kesaj familje hotjane në Krujë kishte qënë e veshtirë , por kisha katolike atje ishte munduar t’a ndihmonte per t’ia bërë disi më të lehtë jetesen. Gjatë këtyre viteve Zef Hoti ishte dalluar si djalë inteligjent e trim , gjë që e kishte vertetuar edhe kur ai humbi vëllan… Kisha katolike dhe famulltarët e saj françeskan të Krujës të asaj kohe , perveç ndihmes për të jetuar kishin menduar që djalin intiligjent Zef Hoti ta shkollojnë si mos më mirë , dhe per këtë ata e kishin derguar me financimet e tyre të arsimohej në “qendren” e kultures dhe arsimit të Europes , në Francë. Zef Hoti në Francë filloi të shkollohet dhe të integrohej me shoqeritë më perparimtare të asaj kohe, (thuhet se u lidh edhe me partinë komuniste franceze). Në këto kushte në tetor të vitit 1936 Zef Prelë Hoti vendosi t’i pergjigjet kushtrimit per të luftuar fashizmin në Spanjë. Në të vertet Evropës të atyre viteve kishte filluar t’i hynte flaka e dy ideologjive që kishin në themel, diktaturën dhe ndalimin e të drejtave themelore të njeriut, duke përfshirë edhe lirinë e besimit. Ndonse ideologjia komuniste dukej disi më “humane” në fakt ajo ishte “thjesht” njera anë e të njëjtes medalje me fashizmin , i cili si në Gjermani dhe në Itali ku kishte triumfuar ai quhej nacional-socializem , ku fashizmi apo nazizmi njihej si krahu i djathtë i kesaj ideologjie , ndërsa komunizmi njihej si krahu i majtë. Fashistet në këtë kohë kishin zgjedhur si fushë beteje për të zgjeruar marrjen e pushtetit me dhunë në Europë , Spanjen .. Pas kushtrimit të rrezikut fashist në Spanjë lufta civile ishte ndezur në mes popullit spanjoll të ndarë kunder forcave fashiste të Frankos , por edhe pro triumfit të Frakos … Lufta në Spanjë filloi të vështirësohet së tepërmi për vullnetarët internacionalist pasi së bashku me luftëtarët antifashist , kishin penetruar edhe luftetarët e robërisë së kuqe, që propagandonin komunizmin bolshevik sovjetik. Madje këta komuniste internacionaliste arriten që nën masken e luftës antifashiste , të shkaterronin edhe shumë kisha e objekte të kultit Kristian katolik dhe të vrisnin klerin katolik si gjoja bashkepunetor të fashizmit. Në këto kushte lufta internacionaliste e Spanjës filloi të zbehej në sytë e luftëtarëve të vertet antifashist dhe të shteteve që e njihnin ideologjinë e kuqe që ishte mbjedhur e rritur në qeveri e shtet prej 20 vjetesh në Bashkimin Sovjetik të Lenin- Stalinit.. Zef Hoti si shumë vullnetarë internacionalist luftoi trimërisht perkrah popullit spanjoll , siç kishin luftuar ndër shekuj malësorët e shqiptarët në aleancat ndërballkanike dhe ndëreuropiane kundër pushtuesve turko-osman etjer.. Zef Hoti në këtë luftë u shqua si një trim i vendosur kundër ushtrive fashiste të Frankos , derisa me 13 shkurt të vitit 1937, në betejën për mbrojtjen e Madridit nga fashizmi, ra heroikisht duke derdhur gjakun e tij në këto troje të bekuara evro-perendimore. Zef Hoti pak më shumë se 30 vjeçar flijoj jetën e tij për idealin e lirisë, për të cilën ai dhe breza të tërë para tij , kishin luftuar e sakrifikuar duke ia njohur vlerën e ditur çmimin më mirë se askush tjeter të shtrenjëtes liri , që në Spanjë fashistet dhe komunistët donin t’a mbysnin që në embrion, jo vetem për spanjollet, por për gjithe popujt e kontinentit e më gjërë. Mjerisht, kjo luftë civile edhe me “prapavijë” internacionaliste mori rrugën e një katrahure aq të madhe sa bëri të mundur që në Spanjë te mos fitojnë luftetaret e lirisë, por “vellai” binjak i komunizmit, Fashizmi, i cili me 28 mars 1938 ngriti në Madrid flamurin e tij, duke fituar kështu pushtetin e shtetin. Pas kësaj luftëtarët internacionalistë të lirisë, u kthyen në vendet e tyre , kush i zhgënjyer e kush i mbushur me vrerë që do ta shprazte mbi popullin e vet kur ti jepej rasti (Një shembull i till ishte Mehmet Shehu në Shqiperi…). Pas kësaj lufte që thuajse humbi kuptimin në Spanjë , mbetën shumë trupa të të rënëve internacionalist (duke përfshirë edhe disa shqiptarë…), ku njeri ndër këta ishte edhe trimi Zef Hoti, trupi i të cilit u varros atje.. Fashizmi në Spanjë i udhëhequr nga Frankoja , qeverisi pas kësaj lufte civile edhe rreth 35 vite , ndërsa ne shqiptaret patem fatin e “kuq” të na qeverisin homologet e kuq të Frankos të “zi”, komunistet , por mjerisht edhe 10 vjet më gjatë se ai. Është interesant fakti që ndersa fashisti Franko u ngriti varre e memoriale jo vetëm të rënëve në mbështetje të tij e kauzës tij , por edhe të rënëve kundershtarë të tij e kauzes tij. Frankoja gjatë qeverisjes tij në çdo pervjetor të luftës civile në Spanjë , vendoste buqeta me lule e kurora në varret dhe memorialet e të dy palëve të rënë , ku ketë e justifikonte duke thënë se edhe kundershtarët e mi meritojnë të kujtohen e respektohen , pasi ata kanë derdhur gjakun e dhënë jetën për një ideal që mendonin se do ta bënin më mirë Spanjën dhe Boten.. Ndersa e kunderta ndodhi nga komunistet shqiptar , të cilët kundershtarëve politik të luftes dhe fjalës, u humbi jo vetem varret pa shenjë e pa nishan , por persekutoi pa mëshirë edhe pasardhësit dhe farefisin e tyre deri ne shtatë breza… Diçka tjetër që tingellon keq sot për ne shqiptarët është se ndonse kemi filluar dekadën e katërt që jemi “çliruar” nga komunizmi , rezultatet tona në krahasim me ato të Spanjës të sunduar nga fashizmi janë thuajse të pakrahasueshme në disfavorin tonë… Gjithsesi 13 shkurti si ditë e rënies të internacionalistit malësor, trimit Zef Hoti, nuk duhet të harrohet, të pakten nga të majtet e sotëm, pasi baballaret e tyre komunist ishin munduar ta bëjnë të tyre trimin Zef Hoti… Ky trim malësor në të vertetë meriton shumë më shumë, të perkujtohet e nderohet, se sa shumë të tjerë të rënë gjatë luftës nac-çl. , (apo edhe në luftën civile në Shqipëri për “bythen” e Enverit apo “mustaqet” e Stalinit , sundimit të të cilëve ju kemi parë sherrin 46 vite , e vijojmë t’ja shohim jo pak edhe sot…). Në ketë kujtesë nuk po mundem pa thënë se po të kishte patur fatin të shpetojnë gjallë nga lufta e Spanjës Zef Hoti , komunizmi me siguri do t’i kishte rezervuar fatin e disa shokeve te tij bashkeluftetarë të Spanjes, të cilet u persekutuan , burgosen, pushkatuan apo “vetepushkatuan” si Mehmet Shehu e deri te malësori trim e idealist, luftëtari internacionalist i “Spanjës”, kastratasi Gjeto Keqi, i cili do të burgosej e persekutohej (ai dhe familja e tij) nga komunizmi stalianian i Enverit… Duke i ardhur fundi kësaj kujtesë të vogël për trimin e madh internacionalist Zef Hoti , mendova të citoj edhe disa nga vargjet e mrekullueshme të poetit malësor (të ndjerit) Dodë Kaçaj:
“Ku rrin shqipja në malet t’Hotit,
Ku kanë lind burra barotit,
Ku kanë lind burra me nam,
Që kanë bri hekur me dhamë,
Leu Zef Hoti , zogu i zanes,
Djali i Stares, trimi i Spanjës.
……………………………………
Shqipja e Hotit ndër brigada,
Fluturon me plaget e ngrata,
Front e në front e flakë barot,
Lufton njelloj si me kenë n’Hot.
Amanet ju shoket e mijë,
Po ju la një porosi,
Kur të shkoni në Shqiperi,
Tek ai mal atje në Stare,
Ndalni pak shprazni batare,
Kam një nanë , n’ma gjetshi gjallë,
Me i thanë ma ban hallall,
Se tash më bajnë nanat spanjolle,
Një varr të bukur rrezë një molle,
Ka me u gjetë një shok prej frontit,
Me ma pru një gurë prej Hotit,
Malet rriten dhe bjeshket qeshin,
Por djemët si Zefi kurrë nuk vdesin”.
Për t’i bërë të pavdekshëm (siç e meritojnë) Zef Hotin e bijë të tjerë të trevës sonë, edhe pse dhanë jetën në trojet e Evropes për një qyteterim , besim apo për një kushtrim që mendohej se do ta bënte Europën e bashkë me të edhe Shqiperinë më të mirë, ne malësorët duhet ti kujtomë e nderojmë…
Malësi e Madhe, me 13 shkurt 2023

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.