Vllaznia triumfon “Bindshem” ndaj Flamurtarit

0
857
Ekipi Shkodran ka arritur të marrë 3-Pikë të vlefshme në sfidën ndaj Flamurtarit të Vlorës …

Rezultati arriti të zhbllokohej në minuten e 13-të ku nga një goditje denimi , Vucaj bën më të miren e mundshme dhe dergon rezultatin 1-0 për ekipin e Vllaznisë . Shkodranët pas golit nga Vucaj ndihen më të sigurtë dhe në minuten e 36-të Sukaj me një goditje të fuqishme ka arritur të shënojë dhe ky takim arrin në rezultatin 2-0 në favor të Vllaznisë për pjesën e parë . Me fillimin e pjesës së dytë duket qartë këmbngulja për fitore nga Shkodranët dhe këtë nuk vanon ta vulosin përsëri Xhevahir Sukaj ku pas një krosimi nga Likaj shënoi golin e 2-të personal dhe të fundit për këtë takim . Ndersa minutan ecin dhe loja dominohet nga Shkodranët në minutën e 74-të Kalaja pengohet në zonën e Flamurtarit dhe arbitri akordon një penallti që ekzekutohet nga kapiteni Lika i cili nuk arrin të shënojë . Më pas takimi ka arritur në fundin e tij , dhe 3-Pikëshi i shtohet skuadres Shkodrane. Nëse ritmi i ekipit të Vllaznisë do vazhdojë në këtë volum rrugëtimi në Superiore do të jetë më i “qetë” dhe shpresdhënës .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.