VLLAZNIA : PA LEKE   NUK …. VIJOJMË  STERVITJEN

0
480

Problemet nuk kanë fund tek ekipi i Vllaznisë. Skuadra bojkoton stërvitjen, shkak u bë mos marrja e pagave prej 4 muajsh.Lojtarët nuk kanë pranuar të dalin në stërvitjen e parashikuar pasdreken e kësaj të enjte nën urdhërat e teknikut Jonuz.As ndërhyrja e administratorit Lici nuk arriti të zgjidhë problemin në fjalë. Lojtarët pasi kanë debatuar me administratorin kanë vendosur të bojkotojnë stërvitjen në një afat të pacaktuar.Për mediat kapiteni Gilman Lika u shpreh se lojtarët jabanxhinj nuk marrin as ushqimin, jemi në një situatë kritike.“Ne mendojmë që duhet të zgjidhet, sepse ne na thonë e ka këshilli bashkiak. Këta mund të kenë luftë politike mes tyre, por çfarë pune kemi ne. Ne duam pagat” tha Lika.Ai gjithashtu shtoi se ne mund të pranojnë edhe një pagë minimale, por kërkojnë një zgjidhje në këtë drejtim.Administratori i Vllaznisë Lici tha se lojtarët duan pagat e muajve shkurt, mars dhe prill, por siç dihet kanë marrë vetëm një pagë nga FSHF. Besoj që në ditët ne vijim do ta zgjidhim.“Kjo nuk është një problematikë e re, pasi ne jemi të detyruar të zbatojmë ligjet. Nuk janë miratuar financat, pasi buxheti është i bllokuar për ne. Gjendja e pandemisë ka bërë të vetën. Ne nuk mund të paguajmë një punë të pa bërë. Ua bëra të qartë lojtarëve” shtoi administratori Lici.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.