Dy të moshuar, të lodhur e të rraskapitur nga jeta, fati I tyre vazhdon te jete ndeshkues, edhe në këto ditë të moshes së thyër. Adem Brahim Canaj, është I zoti I kësaj shtepie , ksëtu në mes te pyllit , në fshatin Rrashkullaj të njësisë administrative Gruemirë, Bashkia M.Madhe.Një shkendijë elektrike dhe e gjithë pasurkia e jetes së tyre, së bashku me shtepinë është bërë shkrumb e hi.Ne ishim atje, në këtë fshat dhe teksa po bisedonim me të zotin e shtepisë Ademin, dhe shikonim në mollëzat e faqeve të tij të rreshkura nga vuajtjet e viteve , tek rrjellnin lotet e dhimbjes për gjithe pasurinë që kanë patur mbas shpirtit, mendja na shkoj tek fakti deshprues, I një realiteti tanimë fatktik.Prej tre ditësh kjo shtepi është perpirë nga flaket e zjarrit, dhe të vetmit njerze, natyrisht p;erjashto të afermit, që kanë ardhur keëtu ishin vetem punojsit e zjasrrfikseve , me ne në krye shefin e tyre Besnik Hasa.Po të tjeret , pushtetaret tanë , qofshin këta vëndore apo rajonal, si nuk e kanë marrë mundimin , minimalisht , me ardhë deri këtu në Rrashkullaj , ku jeton në qiell të hapur Adem Canaj së bashku me gruan e tij të smurë?Gjithësesi heshtja dhe indiferentizmi I pushtetarve, në kësi rastesh, nuk pot hemi kthehet në urrjetje, por mburrja e tyre ne rrjetet sociale apo para mikrofonave sa herë që pyeten per punën dhe perkushtimin ndaj qytetarve, jo vëtëm që bëhet qesharake , por qytetaret e pafuqishëm ngushllohen me fjalet biblike: Fali Zot se nuk dijnë çfar bëjnë!E megjitheatë njerzimi nuk shuhet , njerzit e mirë dhe zëmerbasrdhë nuk I mungojnë kurr kësaj toke, madje Malësia e Madhe Shkodra e gjithë shqiptaria ka treguar se ka djem që kanë zëmrën e madhe edhe pse mundësit mbase I kanë të vogla.Ka qënë një telefonatë në oret e para të mengjesit të ditës së sotme, pikrfisht 22 maj 2020, kur nga Italia, njëri nga djemt më fisnikë, një artistë I lindur në zëmër dhe zë Petrit Gjinaj, më kerkoj bashkpunimin mediatik me Emisiponin “Jetë Tjeter” në Tv Kopliku dhe revista “Fjala” për të mundësuar realitetin e djregijes së kësaj shtepie. Dhe pastaj Petrit dedheë falë respektit që ai gëzon kudo tek shqiptaret dhe të huajt në Itali, por dhe nepermjet shoqates kulturore që aj drejton atje në Itali “Ura e Bashkimit”, ka vëndosur te kontribuojne , natyrisht aq sa është e mundur peër zbutjen e kësaj fatkeqeësie për familjen e Adem Brahim Canaj , këtu në fshatin Rrrashkullaj – Gruemirë.E pra para së të mberijne zyrtaret e Bashkisë për te treguar kujdesjen e detyrueshme ligjore , këtë e bejnë njerzë të tillë si Petrit Gjinaj.Ndaj ftesa për Bashkinë të paktën të sigurojnë një çader për këtë familje dhe pak ushqime, për të mos e kaluar këtë festë të Bajramit nën qiellin e hapur me Duartë lartë. Ju letëm o njerz me ndihmoni !