Drejtoresha e AZHBR-se Znj.Frida Krifica së bashku me Kryebashkiakun Tonin Marinaj kanë zhvilluar sot një takim në fshatin Kosan me fermerë dhe sipërmarrës rural të zonës duke i ftuar ata të aplikojnë për Skemën Kombëtare të mbështetjes për fermerët. Drejtoresha Krifica shpjegoi edhe risitë e këtij viti, lehtësimet dhe rritja e mundësive për të përfituar më shumë fermerët e vegjël dhe të mesëm.
Aplikimet hapen me 29 Maj 2020 dhe përfundojnë me 19 Qershor 2020. Aplikimet do të realizohen vetëm online, ftohen të gjithë fermerët Malësorë të bëhen pjesë e kësaj skeme…
…Është ky infarmacioni , shkurtazi I publikuar ne faqen zyrtare të Bashkisë M.Madhe. Ngurrtësia , dhe për më teper mungesa e një infarmacioni të zgjeruar për fermeret, natyrshëm lë shumë për të deshëruar. Nderkaq dhe aq sa vihen re në foto pjesmarrësit në këtë takim në fshatin Kosan të njësisë administrative Kastrat, jo vetem që nuk mund të pretendohet se perfaqësonin tërsisht fermerët Malësor, por ndoshta pandemia ka bërë që këtu të ishin vetëm perfituesit e perhershëm. Gjithësesi kerkohët që Bashkia M,Madhe të tregohet më transporente, po kështu edhe AZHBR-ja. Ndaj për tu ardhur në ndihmë fermerve vlersojme se Tre pyetje kerkojnë pergjigje: E para ;Aka patur financime për fermeret vitin e shkuar nga AZHRB-ja, nese po , cili ka qëne impakti pozitiv I ketij financimi? Dhe e dyta; Cilet jane fushat prioritare te investimeve këtë vit?
Dhe se fundmi ; A ka numër të kufizuar të perfituesve , pra që do thot . rrit dhe konkurencën e aplikantve apo ?