Vllaznia është nisur mbarë

0
264

Vllaznia ka fituar ndeshjen e dytë të Superligës ndaj Skenderbeut. Shkodranët fituan 2-0 në transfertë në përballjen e luajtur në Korçë. Me këtë fitore Vllaznia ka siguruar vendin e parë me 6 pikë të plota në këto dy javë të para të kampionatit. Pas fitores ndaj Apolonisë 2-0 në javën e parë, fitorja e dytë me korçarët ka bërë që shkodranët të kryesojnë klasifikimin në këtë fillim kampionati.Dy golat e fitores ndaj Skenderbeut janë shënuar nga sulmuesi Dilaver dhe mesfushori Brazilian Da Silva. Formacioni i Vllaznisë në këtë përballje nuk ka patur ndryshime me takimet e kaluara. Në minutën e 27’ vendasit kanë një mundësi të mirë. Rrapaj tenton me një gjuajtje në drejtim të katërkëndëshit të Vllaznisë por kjo gjuajtje ndalet nga portieri i kuqebluve Zogoviç që largon top në goditje këndi. Është minuta e 33’ kur Vllaznia kalon në avantazh pas një topi assist të mesfushorit Kruja nga ana e djathtë e sulmit të Vllaznisë, sulmuesi Dilaver godet menjëherë duke qenë i saktë dhe duke i dhënë avantazhin Vllaznisë. Pa mbaruar pjesa e parë Da Silva ka një mundësi pasi depërton në mbrojtjen e Skenderbeut dhe godet saktësisht duke çuar në rrjetë topin dhe duke shënuar golin e dytë. Kështu kuqeblutë shkojnë në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dy golave.Në 45 minutat e dyta Skenderbeu ka një mundësi të ngushtojë shifrat por portieri Zogoviç tregoi se është në një ditë të mirë duke pritur sërish topin. Në fund të takimit Vllaznia ka mundësi ta çojë në 3-0 rezultatin me një rast të Arlind Kalasë por që nuk konkretizohet. Kështu kuqeblutë e fitojnë 2-0 këtë përballje me Skenderbeun duke kryesuar me 6 pikë të plota në këtë fillim kampionati.Kjo është një nisje e mirë e kampionatit por Vllaznia deri më tani është përballur me ekipe si Apolonia që sapo ka ardhur nga Kategoria e Parë apo Skenderbeu, një skuadër e dobësuar ndjeshëm krahasuar me vitet kur udhëhiqte kampionatin. Një sfidë më e fortë për Vllazninë do të jetë këtë javë përballë Tiranës, kampione në fuqi. Klasikja e futbollit shqiptar do të mas forcat në këtë fillim sezoni për të dy ekipet.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.