Këshilli i Bashkisë Shkodër përjetëson të riun Admir Bokrina

0

Dy vite më parë humbi jetën në mënyrë tragjike në urën Morandi që u shemb në Genova të Italisë Admir Bokrina, një 32 vjeçar nga fshati Oblikë i njësisë Ana e Malit në bashkinë Shkodër.Sot pas dy vitesh rruga e fshatit të tij në Oblikë mori emrin e të ndjerit i cili humbi jetën në tragjedinë e dy viteve më parë bashkë me 42 persona të tjerë mes të cilëve edhe një shqiptar tjetër nga Durrësi. Pas një kërkesë të banorëve në bashkinë Shkodër, Këshilli Bashkiak miratoi vendosjen e emërtimit të rrugës Admir Bokrina në një ceremoni të zhvilluar.Kryetarja e Këshillit Bashkiak Brisela Kadija dhe kryetarja e bashkisë Voltana Ademi u shprehën se emri i Admir Bokrina u përjetësua.Babai i Admir Bokrinës, Asllan Bokrina falenderoi për respektin që i bënë duke i vendosur rrugës emrin e djalit të tij.Familja e Admir Bokrinës kontribuoi në rikonstruksionin e rrugës së varrezave bashkë me bashkinë Shkodër në nder të djalit të tyre ndërsa Këshilli Bashkiak mori vendimin për vendosjen e emrit të asaj rruge Admir Bokrina.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.