VLERËSIM DHE NDERIM PËR BASHKËQYTETARËT E ULQINIT

0
213

Ismet Karamanaga, “Ulqini florini-Portrete, In memoriame”, Ulqin, 2020

Nga : Nail Draga

Pas ndryshimëve shoqërore nga viti 1990 me rastin e miratimit të pluralizmit politik, si vlerë e mohuar shoqërore, krijues profileve të ndryshme u paraqitën me botime sipas profilit të tyre profesional. Në rrethana të tilla pluralizmi kulturor  iu ofroj mundësi autorëve të ndryshëm të shpalosin vlerat e tyre krijuese, që u dëshmu në sajë të botimeve nga shkenca, letërsia, arti, kultura e publicistika. Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, sepse kemi pasur të bëjmë me kohën e akumulimit të vlerave shumëdimensionale, me mundësi të kufizuara prezantimi e botimi.Pikërisht duke marrë parasysh rrethanat shoqërore në të kaluarën numri i autorëve vendas në qytetin e Ulqinit ishte i vogël, e të tillë ishte edhe numri i botimeve. Në këtë gamë kryesiht kanë dominuar botimet nga letërsia, ndërsa në fushat tjera kanë qenë minimale, jo se nuk ka pasur të interesuar por rrethanat e kohës kanë ndikuar në refuzimin e heshtur të autorëve të ndryshëm.Botimi i një libri paraqet moment të veçantë për autorin dhe mjedisin përkatës, sepse nga ai moment kur libri del nga shtypi ai më nuk është i autorit por i opinionit të gjërë lexues. Por, është e njohur se në fushën e botimeve ekzistojnë libra të cilat për nga përmbajtja e tyre dallohen, duke qenë unik në mjedisin përkatës. Pikërisht  i tillë është libri i autorit I.Karamanaga, më titull “Ulqini florini-Portrete, In memoriame” i cili paraqet vazhdimësi logjike të librit të mëparshëm më të njëjtin titull, botuar vite më parë. Dhe, nuk ka si të jetë ndryshe, sepse autori ka vazhduar të hulumtojë e të publikoj artikuj në vazhdimësi për individë të ndryshëm, duke qenë kronisti më besnik në qytetin e Ulqinit. I vetëdijshëm së është duke bërë një punë  vlerësimi dhe nderimi, autori i librit  na prezanton të dhëna më interes të cilat nuk kanë të njohura për opinionin e gjërë. Në këtë botim  në një vend janë përfshi një numër i konsideruar individësh, të cilët kanë mbetur model për kohën kur kanë jetuar e vepruar. Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me individë profilesh të ndryshme shoqërore, profesionale, sociale e kombëtare, ky botim është një mozaik i veçantë më vlerë shumëdimensionale. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse autori atyre iu është përkushtuar me akribi  publicistike, duke na dhënë portretet e tyre me ndjenjën e një bashkëqytetari i cili ka çmuar emrin dhe veprimtarinë e tyre.Të dhënat e tilla nuk duhet të trajtohen si pjesë e albumit personal apo familjar por më tepër e ate si  të albumit kolektiv të qytetit të Ulqinit. Kemi të bëjmë pikërisht  me një përzgjedhje të autorit e cila nuk ka dilemë së nuk përfundon me këtë botim, por do të vazhdojë me tutje, sepse  me angazhimin e seriozitetin e dëshmuar do të na dhurojë edhe një vëllim tjetër të kësaj natyre.Ndërsa të gjithë ata të cilët janë përfshi në këtë botim apo kanë antarët e familjeve të tyre nuk ka dilemë se do i jenë  mirënjohës autorit, sepse përmes këtij botimi do mbesin përjetësisht në bibliotekën familjare apo të qytetit tonë si pjesëtarë të këtij  mjedisi në brigjet e Adriatikut.Andaj e them pa hezitim së nëse në të ardhmën do të botohet ndonjë monografi e Ulqinit, kushtuar personalitetëve të cilët kanë jetuar dhe vepruar në një kohë të caktuar në këtë qytet, libri “Ulqini florini-Portrete, In memoriame” i autorit I.Karamanaga, duhet të merret parasysh, sepse është botimi i vetëm  deri më tash, më përmbajtje të tillë në Ulqin dhe më gjerë.

 

Dr.Nail  Draga

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.