E nderuar redaksi e revistes “Fjala”. Ju lutem ta konsideroni poezine time “Vjeshta ne Aeroporte” per konkursin e Cmimit “Gjeke Marinaj”.
Nga: Luigj Çekaj
Në aeroportet e braktisura tani ka rënë vjeshta,
Veç në pistat e lagura nganjëherë,
Rrëshqet ndonjë teh vetetime.
Dhe gjethet që bien çmendurisht të zverdhura
Si telegrame ikjesh
Hedhur në muzg pas shpine.
Re të vonuara që shpejtojnë dhe ato drejt Veriut,
Me qiejt e varur supeve, si hejbe të kaltra bosh.
Shumë pak gjëra mbetën
Veç heshtjes sonë duarkryq
Dhe durimit që u sos!
Pas kurrizit të një avioni një nënë paska vdekur tinëz!
Me duart lënë shtrirë përjetësisht te era.
Pyes veten i tronditur: Ç’domethënë fala Rinas?
Dhe ndjej se si në mua,
Rënkon papritmas vjeshta.
Me respekt,
Luigj Çekaj,
Nju Jork