-Mysafire në faqet e revistës “Fjala” kësaj rradhe është një poete e lindur dhe rritur në trevat e Mirëditës , e cila flet pë “Pëngun e Pritjes”. Poetja Violeta Deda Bala sjell tek lexuesi gjithë “nektarin” poetik të mbledhur në fidanishtën e pasur Mirëditore.Nderkaq duhet cituar fakti se jo pak, kjo poete ka mbledh, si bleta puntore edhe në tokën Helene. Redaksia e revistës “Fjala” i uron rrugëtim të mnbarë poetës Violeta Deda Bala!-
Pyetje:Kush është Violeta Deda Bala?
Përgjigje:Jam bijë Mirëdite. Lindur në Orosh, arsimin 8 vjeçar e kam mbaruar në fshatin e lindjes, ndersa arsimin e mesëm në Bulshar.vlersoj që jam një Mireditore tipike, një shqiptarë klasike, një europiane e kohës.
Pyetje:Mirëdita , si zonë nga ku jeni ju me origjinë , vlersohet si një “truall” I bereqtshëm, persa I takon artit dhe cultures, ju si mëndoni keni “keputur” më të mirën e kësaj fidanishtje?
Pergjigje:Jo vetëm zona ku unë u linda dhe u rrita , por e gjithë Mirëdita është një krahinë bereqetdhënësë, ndaj un realisht jam krënarë për këtë .
Pyetje:Jetoni prej disa vitesh në Greqi , cila ështe jeta juaj atje?
Përgjigje:Po prej dhjetë vitësh jetoj në Greqi , bëj një jetë normale me familjen, por më mungon shumë atdheu im.Gjithëesesi vlersoj se jeta në emigracion, si kudo ndrtohet, si ti bësh dhe “hyzmetin”.
Pyetje: Pëng I pritjes, është titulli I një vllimi poetic që mbanë firmën si autore të Violeta Deda Balaj, një titull sa sinjifikativ, aq edhe intrigues apo ?
Përgjigje:Le të themi në fillim para se të lexohet ky libër është titulli intrigues, pastaj kur të lexohet gjithçka kuptohet qe I përket realës, në brëndësinë e tij është Jeta.
Pyetje:Në pergjithësi poetët shkruajnë nga vetja për të tjerët , po me ju si ka ndodhur?
Përgjigje:Poetët në përgjithësi shkruajnë at çfarë perjetojnë, ndersa unë edhe nga kjo nuk perjashtohëm , por më së shumti shkruaj at çfar më ngacmon mua shpirtërisht, kjo vlersoj që është edhe më e veçnata. Lexuesi besojë ka deshirë të botën e fshehur shpirtërore, të poetit , sepse poeti në një far mënyre perfaqëson shume shpirtëra dhe zëmra të ndezura, ose …
Pyetje :Ne realisht nuk e kemi lexuar ënde librin tuaj , dhe për rrjellojë nuk kemi tager të japim opinione, por duam te dijme , sa zënë vëndë emigracioni në “Pengu I Pritjes?
Përgjigje:Emigracioni është pjesa thelbësore e jetës, ndaj nuk ka se si të mungojnë ky realitet.
Pyetje:Po shqëtësimet dhe “brëngat” e dashurise kanë patur vënd në këtë vllim poetic?
Përgjigje:…..në një vllim poretic , mbase nuk thuhen të gjitha .
Pyetje: Kush janë poetët tuaj të preferuar ?
Pergjigje:Poetët e mijë të preferuar janë, natyrisht korifiejt e pozisë Shqipe, Noli , Migjeni , Fishta ,Dritëro Agolli , dhe një poetë e Shkodrane Safete Kosta Skarta. Nga të gjithë un kur i lexoj emocionohem dhe mbushëm më frymëzim.
Pyetje:Cili është hobi I juaj?
Përgjigje:Ah.. Hobi im ka qënë profesioni I juaj, pra gazetaria , por… Ja që jeta vazhdon edhe pa realizimin e të gjitha pasioneve .
Pyetje:Kur zgjoheni në mengjes, analizoni punët e një dite më parë, apo ëndrrat e natës, apo shkoni tek pasqyra për ti “parë” aty…?
Përgjigje: Ç’do mëngjes, lind një ditë e re, me objektiva të reja për jetën.
Pyetje:Si mëndoni , në shumë në rrugë ju përshëndesin ata që pelqejnë pamjen tuaj të bukur apo ata që pelqejnë poezinë tuaj?
Përgjigje: Ne rrugë më përshendesin për Violeten që njohin, marr respektin që mertoj si njëri jo si poete, nuk do doja kurrsësi të merrja pershendetje nga askush për paraqitjen fizike ,ajo është dhuratë e zotit ,jo meritë e imja, për mua njerezit e mire vleresohen nga shpirti jo nga fytyra ,ka plot fytyra ëngjëllore por që kanë helm në zëmër e shpirtë , pra lum kush është i bukur në shpirtë se ajo është bukuri e pavdekshme që se plakin as shekujt .
Pyetje:Mëndoni të realizoni një promovim të librit tuaj në Shkodër , apo Kosove , atje ku edhe e keni botuar?
Përgjigje:Jo . Nuk do kem promovim, tashmë për kushtët që dihën pandemia po bënë ligjin kudo. Po nese do e promovoja , pa medyshje që do e promovoja në Mirëditën time , por natyrisht me të ftuar special nga Shkodër Locja.
Pyetje:Mirë , ne po jut hemi në gjuhen Shqipe , faleminderit për intervistën! Ju mund të na thoni edhe në grqisht .?
Përgjigje:
Nuk më pelqen tu them faleminderit në Greçisht ,tingellon për mrekulli në gjuhen e nënës fjala e çmuar Faleminderit ! Se fundi ju falenderoj nga zemra për këtë intervistë virtuale por e bukur dhe interesante, duke ju uruar shendet ,suksese e punë të mbarë në misionin tuaj sa të bukur aq edhe të vështirë ! Një verë sa më e bukur perë te gjithë stafin tuaj ! Faleminderit …!!!