Veteranët M.Madhe “ngrejnë flamurin e Bardhë” Paqe me kreun e Bashkisë Tonin Marinaj, edhe një vit kohë për të ngritur monumëntin e Luftës së Koplikut 1920

0
315

Veteranët e M.Madhe  duket se kanë  ngritur  flamurin e  Bardhë, duke bërë paqe   edhe për një vit  me kreun e Bashkisë Tonin Marinaj, ku mësohet se iu ka kerkuar kohë  një vit  deri me dt 29 Nëntor  të vitit të ardhëshëm që  të ngrihet  lapiari apo memoriali kushtuar luftës së Koplikut 1920, këtë e ka deklaruar njëri nga drejtuesit e  organizatës së familjeve të dëshmorve  Hajrullah  Çela.Mënjëherë pas  vëndosjes së  kurorave me lule  tek lapidary i luftës së Reçit   perfaqësuesi i veteranve MMadhe, njëherazi   drejtuesi I organizatës së  familjeve të Dëshmorve  Hajrullah çela, në një prononcim teksa ka  vlersuar faktin se   dita e 29 Nëntorit  është ditë ku  të gjithë  i përulëmi luftës heroke të popullit tonë për çlirimin e vëndit, duke iu përgjigjur  interesimit  te  medjave ka  dhënë  lajmin se  veteranët kanë ngritur  flamurin e”bardhë”   të paqës  me kreun e Bashkisë  Tonin Marinaj  , duke e pranuar shtyrjen e afatit  dhe të prëmtimeve    të herëpashershme  për ngritjen e   monumëntit     kushtuar  luftës  së Koplikut të vitit  1920. Kësisoj sipas  z, Hajrulllah Çela, kreu i bBashkisë pak ditë para se të largohej për të  festuar  ne Belgjikë  iu ka premtuar se  viti   tjeter do të  jetë  viti   konkretizimit të këtij  prëmtimi.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.