UDHA E BUKUR E DITURISË

0
151
Nga Ndue Lazri Ndue Lazri - FLUTURIME POETIKE
(Në fillimin e vitit të ri mësimor në shkollën shqipe Rovereto)
Kur hyn tetori ndjej një kënaqësi të veçantë tek lexoj për fillimin e vitit të ri mësimor në shkollat shqipe që kanë hapur shoqatat shqiptare në të gjithë territorin italian. Ato janë frut i një pune shumëvjeçare të bërë nga aktivistët e shoqatave, por në mënyrë të veçantë nga mësueset e mësuesit e përkushtuar që vënë në dispozicion jo vetëm përvojën e pasionin por edhe zemrën e mbushur me dashuri për gjuhën shqipe, për profesionin aq fisnik të mësuesit e për nxënësit.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 10 persone, persone sedute, persone in piedi e spazio al chiuso
Edhe në shkollëën shqipe të Roveretos pasditja e sotme ishte një pasdite feste, siç kemi parë edhe në shumë shkolla të tjera. Lulet dhuruar mësueseve, buzëqeshja, takimet e përqafimet e fëmijëve me dashuri janë ata elementë që e bëjnë atmosferën e fillimit të vitit mësimor edhe më të bukur. Sivjet janë regjistruar 20 nxënës. Ata kanë ardhur të shoqëruar nga prindërit e tyre, por janë të pranishëm edhe aktivistë të hershëm të shoqatës. Nereida Xhakolli e Osman Parruca janë ndër nismëtarët e hapjes së shkollës shqipe që dhjetë vite më parë. Në dhjetë vite në bankat e shkollës kanë kaluar shumë nxënës, mjaft prej të cilëve tani janë rritur, kanë shkuar me studime në universitet apo kanë hyrë në botën e punës.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 17 persone, bambino, persone sedute, persone in piedi e spazio al chiuso
Këta fëmijë të qeshur e plot ëndrra vazhdojnë udhën e bukur të dijes. Gjatë javës ata vazhdojnë mësimet në shkollën dhe gjuhën italiane, ku mësojnë shumë gjëra nga bota e nga shkencat e ndryshme. Kurse në shkollën shqipe bëhet lidhja e tyre e natyrshme me vendlindjen e prindërve, me gjuhën e të parëve, mësojnë historinë, gjeografinë, traditat e kuturën e Shqipërisë në anën tjetër të Adriatikut. Këtë vit në shkollë fillon punën edhe një mësuese që ka ardhur pak kohë më parë nga Shqipëria. Ajo është Shota Zana, e cila afrohet e flet me dashuri me nxënësit, por edhe me kolegen e saj Dila Rrapi, e cila ka një përvojë shtatë vjeçare pune në këtë shkollë.
Ditën e festës e hap presidenti i shoqatës “Besëlidhja”, Dashamir Kërtusha. Ai përshëndeti gjithë të pranishmit dhe falënderoi jo vetëm dy mësueset për punën e tyre, por edhe stafin që merret me problemet e shkollës, si Jonilda, Aida, Gela e Luljeta. Veterani i shoqatës, Miltjadh Ziu ishte përkujdesur për të sjellë tufa me lule për mësueset e për stafin e shkollës.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 12 persone, persone in piedi e spazio al chiuso
Në këtë atmosferë me Gjovalinin, Dashin, Nereidën, Osmanin, Milton e të tjerë u bisedua edhe për aktivitetet e ardhshme në shoqatë, sidomos ato për festat e Nëntorit dhe ato të fundvitit.Potrebbe essere un'immagine raffigurante rosa, genziana e spazio al chiuso
Nxënësve në këtë ditë të parë të vitit mësimor iu shpërndanë abetaret, si dhe iu dhurua nga një kopje e librit “Malli për vendlindjen” i autorit Klaudio Findiku. Pas një koktejli të shkurtër, u zhvillua dita e parë e mësimit. Pastaj salla u vu në dispozicion të grupit të valleve, që po bën përgatitjet e nevojshme për Festfolkun e ardhshëm.
Vit të mbarë mësimor mësuesve e nxënësve të shkolles.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 13 persone, bambino, persone in piedi e spazio al chiuso

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.