Sot, nënkryetari i Komunës së Tuzit, Z. Ivan Ivanaj, priti në takim ministrin e Bujqësisë Z. Aleksandar Stijoviq me bashkëpunëtorë.Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në sektorin e bujqësisë ku u vlerësua që rruga e vetme drejt zhvillimit të këtij sektori është bashkëpunimi i mirë dhe me projektet konkrete e të përbashkëta midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Komunës së Tuzit.Partneriteti i mirë ndërinstitucional do të sjellë edhe përfitimet të mëdha ekonomike dhe sezonin më të mirë që ky sektor ka pasur vitet e fundit.Të pranishëm në takim ishin edhe sekretaria e Sekretariatit për bujqësi, znj. Ismeta Gjoka dhe zyrtarë të tjerë të Komunës së Tuzit.