SELITA WATER

0
Jani Malo
Nuk kam gjë me Ujin. As me Naftën nuk kam gjë. Aq më pak me Kastratin. Thjesht, bosi i deritanishëm i naftës do jetë edhe bos i ujit. Atij që ka zaptuar Tokën – edhe Uji edhe Nafta burojnë nga Toka – i uroj t’i shtohet inati dhe takati e u bëftë Zot edhe i Qiellit të Shqipërisë, inshallah jarabi!
Inatin e kam me Edi Ramën. Kryeministrin i vendit tim shkon e viziton Fabrikën ultramoderne Selita Water, 20 milionë euro dhe kompilimenton investitorët se i kthyen nderin ujit legjendar të Tiranës, mesaduket të zhvirgjëruar deri më sot.
Ai që duhet të sjellë ujë të pijshëm në rubinetat e shtëpive kryeqytetase shkon e mburret me shishet që ujëmbushësit e lloj-llojshëm ua shesin njerëzve më shtrenjtë se qumështi, duke e bërë këtë lloj biznesi nga më fitimprurësit në Shqipëri.
Kastrati është vetëm ujëmbushësi dhe ujëshitësi i radhës. Ai, meqë vjen nga përvoja me naftën urojmë të mos fusë në shishe ujin që i tepron nga çisternat e naftës, pa nuk prish edhe aq punë nëse nëpër pikat e karburantit tregton edhe ujin që i tepron nga Selita.
Qeverive të Ramës apo edhe atyre të paraardhësve të tij, që e lanë 30 vjet Tiranën pa ujë, e kanë të pamunduar t’ua lajnë turpin Selita e Bovilla të marra së bashku.
Madje as lumejtë e Naftës!
May be an image of 4 people, people standing and indoor
8
1 comment

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.