Tragjedia/ Pjetër Rushaj la Anglinë për Shqipërinë, ja si shpëtoi vajza

0
296

Shpresat u shuan, kur pas 16 orëve kërkime nga polumbarët, Pjetër Rushaj dhe djali i tij 14-vjeçar, u gjendën të pajetë brenda makinës, ku të dielën rrjedha e madhe e ujit në vendin e quajtur “Grykë Lugje” i mori përpara.Viktima ishte i njohur në zonë për ndërtimet karakteristike të zonës alpine në Malësinë e Madhe dhe Dukagjin. Ai kishte ardhur nga Anglia për të investuar në Shqipëri. Pas reshjeve të shiut kishte marrë vajzën dhe djalin të shkonte në fshatin Bogë, ku kishte ndërtuar dy shtëpi së bashku me të vëllanë, për të parë nëse kishte dëmtime në banesa.Mirëpo aty u përball me rrjedhën e madhe të ujit që i mori përpara së bashku me të birin, ku për pasojë humbën jetën. Jason Rushaj, 14-vjeçari i cili humbi jetën ishte pjesë e Akademisë së Futbollit Djelmnia Shkodrane.Anaisa Rushaj ka shpëtuar pasi i ati i ka thënë që të shkonte në fshatin më të afërt që të merrte një kavo, pasi i ishte bllokuar makina nga uji. Teksa është e tronditur nga vdekja e dyfishtë në familje, ajo ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale. Teksa ka postuar një foto të babit dhe vëllait që humbën jetën, shkruan ”Zoti na ka tha zemrat. Shpirti juaj pushoftë në paqe babi dhe vllau jem”. Për këtë tragjedi, mesazhet e ngushëllimit nuk kanë munguar nga klasa politike.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.