Shkodër/ Elisa Spiropali:Kjo emergjencë të menaxhohet me sa më pak kosto për qytetarët. Të verbër sa i përket bindjeve politike

0
268

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga Shkodra tha se qeveria do të vijojë punën e vazhdueshme për të përballuar situatën e rëndë të krijuar për shkak të reshjeve të fundit.”Është e rëndësishme që burokracia është shmangur në këtë rast dhe komunikimi me strukturat qëndrore ka funksionuar për t’i ardhur njerëzve në ndihmë.  Kjo punë na përket të gjithëve, nuk është momenti për të bërë politikë e ditës, por për të bërë punën e madhe që kjo emergjencë të menaxhohet dhe të përballohet me sa më pak kosto për të gjithë qytetarët. Ne nuk i shohim, ne jemi të verbër për sa i përket bindjeve politike, por shohim te njerëzit dhe qytetarët, bashkëpunëtorët tanë për të zgjidhur këtë emergjencë”.Po ashtu Spiropali theksoi se do jenë vazhdimisht në dispozicion dhe në komunikim të vazhdueshëm. Ministrja duke iu përgjigjur akuzave të Berishës, tha se nuk ndodhet në Shkodër për të, por për shkodranët dhe për gjithë qytetarët që kanë nevojë për qeverinë. Ajo ndodhej në Shkodër së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi pas situatës së rënduar nga reshjet.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.