TRAGJEDIA E ORES SE MBETUR NE – “19 e 03 ” ( Kushtuar viktimave të “ Tragjedisë së Otrantos” – 28 Mars 1997 )

0
667

Nga : Ylli Mece

TRAGJEDIA E ORES SE MBETUR NE – “19 e 03 “
( Kushtuar viktimave të “ Tragjedisë së Otrantos” – 28 Mars 1997 )

—-

Nga bregu ,zerat nuk dëgjoheshin dot
prej dënesës së detit
Lotët e rënë që grryenin faqet, atë ditë t
haheshin menëjherë
Vetëm duart ,që tundin nga larg shaminë
e bardhë të kurbetit
Nuk kuptohej nëse ato i leviznin njerzit ..
apo e marrosura erë?!
—–
Po aq duar,mbase dhe më shumë diç folën
nga borti i një anije
Lagur nga ujët e detit, ndofta dhe prej syve
që lëshonin aq lot
Thonë se rrotull mbi ta. ish parë një vello e zezë
që u bënte hije
Jo..jo thanë me vonë, paskeshin qenë fjalë,
apo me sakt llafe kot
—–
– Unë kam ftohtë, më thuaj o maaa… a do kthehemi
pësëri në shtëpi?
Pse hesht e më ledhaton vazhdimisht e sot s’më thënke
asnjë fjalë ?!
O maaaa.. pse kam ftohtë? Përqafomë se të kam xhan
e shtrëngomë në gji !
Ose tregomë të lutem, nëse di me det e anije
një të bukur përrallë !
—–
– Lundronte në ujrat e kripura si loti një anije dhe vet ajo
nuk e dinte se për ku……
Deti u grind keq atë ditë e me furi prej inatit nxorri
gjith atë shkumë
A më dëgjon ?.. Ngriheshin dallgët për ta ndalë anijen
që ecte kuturu
Vazhdonte përrallën mamaja,,,,,teksa i biri qetësisht
kish rënë në gjumë !

E mori në gji djalin po kush ta dinte se nënë e bir, të dy
ishin tradhëtuar ?!
Tregojnë me dorë te gjallët e mbetur se lotë e klithma
ngelën të mbytura atje
Prej fund-detit kur i nxorrën,e pabesushme !! Nënë e bir
ishin përqafuar
Teksa mbi një dorë si tatuazh ,shënohej ora e mbetur
në mbasditen pesë – zero tre.
—-
Te “Sheshi Flamurit” ,shtrëngova grushtet fort dhe u ndeza keq
me shpirt rrebeli
Nuk mund të prisja asgjë,na patën shitur e nga brenda e jashtë
ishim tradhëtuar
Kur bejlerët e Kombit,i hapën portën Prodit
me çelsin e turpit “Qytetar Nderi”
Klitha prej inati: Do të vijë dita e hakmarjes dhe për gjithë ju
të mallkuar !

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.