Rikthimi i poetit / Në kujtim të Lasgush Poradecit

0

Namik Selmani – Rikthimi i poetit / Në kujtim të Lasgush Poradecit

Si urtak na vjen poeti

Pulëbardhë që shkon në vale.

Babagjysh në breg liqeni

Mërmërin në buzë një varg.

Pëshpërin lutje me mijëra

Për shenjtorë  e mëkatarë.

Rrofsh poet sa mençuria

Kur të vjen dimri në prag!

Këngëtor i  çdo zemre

Flet me yjet dritësorë.

Hiqe hirin që nuk tretet

Në livadhet parajsorë.

Të dëbojmë gjumin e gjatë

 kur të zgjojmë det me kujtime

Shpirti më duhmon me dallgë,

Ligjërim mbi ligjërime.

Pret një varkë që bredhëron

Pret një këngë peshkatarësh

Mos u thinjtë zemra në gjoks’

Kur i vijnë tallaze dallgësh.

Hapat ndalin, hapat nisin.

Kolla djeg gjoksin e tharë

Regëtin si valë shpirti

Rrëfen jetën si përrallë.

Vjen një zog ndër Mal të Thatë

Përmbi sqep sjell polen blete.

Kur një ferrë  do të vijë pranë

Dritëzon fjalë e poetëve.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.