Tonin Marinaj:Malësi e Madhe Faleminderit !

0
161

Fituesi i gares elektorale për zgjedhjet vëndore në Bashkinë M.Madhe socialisti Tonin Marinaj me fitoren e arritur me 2246 vota kubdrejt rivalit te tij. Emocionet e kesaj fitorje  i ka ndar me stafin e tij , njëherazi edhe ka falenderuar votuesit nëpërmjet rrejeteve sociale Tashme kur ka përfunduar proçesi i numërimit të votive për kryetarin e Bashkisë  në M.Madhe . Kandidati i socialistve Tonin Marinaj është rikonfirmuar  në detyren e kryetarit  të Bashkisë . Kësisojë nga 6 Njesi që ka Malesia Madhe ,Tonin Marinaj ka fitur ne 5 prej tyre me rezultate të thellë, ku diferenca mes tyre është rreth 2246 vota . Gjatë këtij proçesi zgjedhor kanë spikatur , madje kanë befasuar mbase edhe vete socialistet, teksa  numerimi në KASTRAT për Kryetarin e Bashkise :Tonin MARINAJ  i cili fiton 822 vota më shumë se kandidati Isa Ramaj ,po kështu edhe  pas numërimit për Njesinë Këlmënd  ku ka fituar Tonin Marinaj me 215 vota me shum se Isa Ramaj , duket se kelmëndasit të njohur si bastione  të demokratve ,  dhe antikomunistë, kësaj radhe  ka ne votuar për  kandidatin e se majtës Tonin Marinaj. Kësisoj duket se kjo fitore e ka surporizuar kandidatin Tonin Marinaj, ndaj , këtë emocion   z, Tonin Marinaj  në një statues  në rrjetet sociale  , ka falënderuar gjithë malësorët….

Malësi e Madhe Faleminderit ! 

Mirënjohës për secilin nga ju, që besuat tek unë dhe votuat për të vazhduar bashkë rrugën për Malësinë tonë.Mbështetja juaj e fuqishme më motivon të punoj fort dhe të çoj përpara projektet për Gruemirën, Kastratin, Koplikun, Kelmendin, Nj.Qendër dhe Shkrelin.Falenderoj çdo banor që mori pjesë në procesin e votimit dhe shprehu me qytetari bindjen e tij.Jam i lumtur që kishim një fushatë elektorale të qetë dhe pozitive, duke treguar se përtej bindjeve individuale na bashkon Malësia e Madhe.Faleminderit të gjithëve me zemër, mbetem i përkushtuar për të punuar për të gjithë pa dallim.Malësia e Madhe do të ecë vetëm përpara.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.