KRYETARËT E SAPO ZGJEDHUR/ JA 10 MË TË VOTUARIT!

0
171

Disa prej kandidatëve të Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të 14 Majit, kanë shënuar rekorde elektorale.Erion Veliaj: “Krenar që ylli i muzikës botërore merr shtetësinë  shqiptare”. Dua Lipa: Mezi pres koncertin e festës! | Gazeta Koha Jone I pari është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili në garën për mandatin e tretë arriti një diferencë votash me gati 58 mijë vota më shumë se Belind Këlliçi. Ky avantazh është sa e gjithë popullsia e Gjirokastrës.Rekordi tjetër që ka për tu mbajtur mend gjatë në historinë e zgjedhjeve dhe te politikes është fitorja me 60 përqind e Benet Becit në Shkodër, bashkinë ku të majtët nuk kishin fituar asnjëherë në 30 vite.Kryesocialisti Edi Rama e ka pagëzuar kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin si njeriun e fitoreve publicitare. Një të tillë ka realizuar edhe në 14 maj, duke u renditur si kandidati më i votuar socialist me 82.67 %. Në konkurrimin e tij të parë politik Maringlen Disha me fitoren e Librazhdit, 74.45% është futur në listën e ”Top 10”.

TOP 10 kandidatët socialistë më të votuar:

FJALA PER JU JU FTON, TE THONI FJALEN TUAJ

Tepelenë-Tërmet Peci 82.67%
Dropull-Dhimitraq Toli 81.25 %
Poliçan-Adriatik Zotkaj 78.87%
Përmet-Alma Hoxha 76.78%
Librazhd-Maringlen Disha 74.45%
Vorë-Blerim Shera 73.52%
Cërrik-Andis Salla 71.19 %
Vlorë-Ermal Dredha 70.55 %
Gjirokastër-Flamur Golemi 70.52 %
Patos-Fation Duro 69.97%

Katër kandidatët socialistë më pak të votuar:

Këlcyrë-Klement Ndoni 49.34%
Kukës-Safet Gjici 49.7 %
Mallakastër-Qerim Ismailaj 48.23%
Kuçovë-Kreshnik Hajdari 44.88 %

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.