M.Madhe/ Deputeti Ramadan Likaj falenderon qytetarët për kulturen e treguar në votime

0
Të nderuar motra dhe vëllezër të Malësisë së Madhe!
Dua t’iu falenderoj për qetësinë e treguar gjatë këtij muaji dhe këtyre ditëve jo të lehta për të gjithë ne.
Vullneti i lirë i votës është vlera më e madhe e demokracisë së çdo populli të zhvilluar dhe shpresoj që kjo e drejtë të jetë respektuar ashtu siç duhet.
Unë si deputet i zgjedhur i Malësisë së Madhe do vazhdoj të jem zëri juaj, avokati i çdo dite dhe kërkues për çdo të mirë që duhet të ketë ky vend. Humbëm një sfidë, por jo një betejë.
Uroj me zemër më të mirën për të gjithë!
Ramadan Likaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.