Thirrje / Mimoza Rexhvelaj:Jepi Kelmendit ç’ka i takon Kelmendit!

0
503
Ka vite që shoh me dhimbje përplasjen e kelmendasve me bashkinë, bash me ata, që me dashni e enden këtë festën e “Logut të Bjeshkve” e ngritën këtë “kala” madhshtie me forcat e tyne, jo vetëm me kallxu bukurinë e malësoreve me xhublet,por për me tregue tanë atë pasuni që trashigun nga të parët tanë bukurinë e dashnin e asaj zone.
Deri këtu bukur mirë, por një ditë bashkia me shtatqind drejtorit e kulturës cohen peshë e jua marrin festën duke i nxjerr jashtë loje ata që ndër vite i dhanë jetë e zemër kësaj feste. Nuk asht burrni, nuk asht as begeni, as nder nuk ju ban kjo punë…
Për besë asht e randë kjo situatë, dy festa logu nuk banë, as dy sofra në nji vend, as kjo përplasje organizatorsh, se dihet kush fiton. E dina fort mirë se bashkia asht e fort në këto punë.
Nuk më pëlqen heshtja e këshilltarve të opozitës, nuk pres reagime nga ata që bashkun votat me bashkinë, por sa herë të bahet padrejtësi kam me fol sa të mundem e ku të mundem. Turp e faqja e zezë për tanë ju që si delni zot Kelmendit!

E dashtun Bashki,

FJALA PER LOGUN E BJESHKVE
Hiq dorë nga këto marifete e leni kelmendasit ta organizojnë festën e tyne. Ke detyrë me i mbështet, mi ju dhanë nji dorë, mi nimua me fonde, edhe me mbajt fjalën e rastit si mik të takon, por jo me ba ligjin në sofër tyne, ta kam rixhan, mos u ban e ujshme për dy fonde që ajo festë ka, nuk do fitosh dy lekë por do fitosh respekt.
Leni kelmendasit në festën e vet, le ta bajnë si duan ata vetë…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.