Theth- Shkodër/ Benet Beci ënde pa filluar punë , po punon për energjinë elektrike

0
245
Në lidhje me sistemin e furnizimit me energji elektrike në zonën e Thethit, ashtu siç edhe u dakortësua në takimin e fundit që patëm aty, puna po vijon në disa drejtime.Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit dhe teksti
OSHEE po punon në tre fronte, me angazhimin e 27 punonjësve. Nga Ndërlysa duke zbritur në drejtim të Kirit, po bëhet ndryshimi i përcjellësit, izolatorëve dhe pastrimi i trasesë, duke krasitur pemët aty ku kalojnë linjat, e që bëhen burim difektesh. Ndërsa në segmentin Qendër Postrribë deri në Prekal, janë 10 grupe në segmente të ndryshme të linjës, që po kryejnë të njëjtat ndërhyrje. Kabina Dispenceria po rikonstruktohet nga firma e ngarkuar për sovatimin, hidroizolimin, shtrimin e betonit, kanalet për vendosjen e kabllove ku do të vendosen çelat.Është bërë kërkesa për kabllo 20 KV, e me hapjen e kanalit, do të bëhet edhe vendosja e saj.Mund të jetë një imazh i pemë
Ndërkohë pala tjetër, Heci privat, ka dërguar një gjenerator sinkron me dyfishin e fuqisë së atij ekzistues, për të bërë të mundësuar furnizimin e zonës, edhe kur ngarkesa eshte e madhe.
Po vazhdon thyerja e betonit ekzistues, dhe ka nisur prodhimi i detaleve mekanike lidhese mes gjeneratorit të ri dhe turbinës eksistuese. Sapo materialet ndihmëse të jenë gati, grupi i remontit do të fillojë procesin e centrimit mekanik dhe betonimit.
Pak ditë pas betonimit do të bëhen provat me ngarkesë dhe më pas lënia për shfrytëzim të vazhdueshëm.Mund të jetë një imazh i mulli me erë dhe re

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.