Unë dhe mali!

0
395
Mimoza Rexhvelaj
Unë mbylla vitin e 8 këtu, ndërsa mali në përjetësi ka lëshue rranjë e duket se do vazhdojë të jetë për gjatë…
Jena ba miq që në ditën e parë, i kam tregue si hana faqen që nuk shohin tetan. I kam tregue edhe dhimat, besa kajherë edhe kja kam para tij pa pikë marre si fmija në prehen t’nanës, kur reja mu lidhte për fyt e nuk e duroja ma, mali më nigjonte e heshte, por dihatjen ia kam ni dhe gjamën nga larg, ndër netët gri…Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Ishtu pra… jena ba miq të mirë dhe besoj që e meriton tanë mirësin teme që ia kam dhanë pa pikë interesi,por ishte ai që më mësoj mu me buzëqesh pafund çdo ditë, me e ba ballin e sytë me lëshue rreze si dielli…
Mali më thotë:”Qëndro se burrat kështu qëndrojnë dhe krytin naltë mbaje gjithmonë!”
E nisem shtegtimin tonë si dy miq të mirë se u bashkum në ditë shtira, e u bam shok për kokë dhe po e mbyllim me përqafime e lutje për tanë ju!
Unë jam mali, mali asht unë, se kështu janë shokët e shtigjeve të shtira… nuk ta lëshojnë dorën kurrë!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.