VLLAZNIA ZBRET NË FUSHË/Seanca e parë stërvitore për trajnerin Memelli në krye të kuqebluve

0
184
Kuqeblutë e Vllaznisë nuk kanë humbur kohë dhe menjëherë pas zyrtarizimit të stafit të ri teknik kanë nisur nga përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Seanca e parë është zhvilluar pasditen e djeshme në fushën sportive “Hasaj” në periferi të qytetit të Shkodrës me praninë e një kontigjenti prej 20 futbollistësh, mes të cilëve kanë qënë edhe tre kuqeblutë e zyrtarizuar ditët e fundit, Ildi Gruda, Eslit Sala dhe Darko Dodev.Vllaznia arrin marrëveshjen, kush është trajneri i ri që do të drejtojë  ekipin shkodran - Shqiptarja.com Në dispozicion të trajnerit Migen Memelli që kishte seancën e parë si kuqeblu së bashku me kolegët Shtubina, Borshi dhe Lekiqi, kanë qënë edhe një pjesë e kontigjentit të futbollistëve që mbyllen sezonin e kaluar me Vllazninë, si portjerët Qarri, Zogoviç, Juka, për të vijuar me mbrojtësit Hakaj, Spahia, Smajli, Paloka, Pusi, mesfushorët Boshnjaku, Alivoda, Mala, Pjeshka, Duli, Marku, Maliqi, si dhe sulmuesit Çoba, Gruda dhe Bala. Në këtë seancë të parë kanë rënë në sy mungesat e një kontigjenti tjetër futbollistësh kuqeblu të cilët ishin pjesë e Vllaznisë së sezonit të kaluar, si kapiteni Gurishta, Bulatoviç, Kruja, Juriç, Jonuzi, Aralica, për të cilët nuk ka një vendim zyrtar nëse do të vijojnë të jenë kuqeblu ajo jo për sezonin e ardhshëm futbollistik. Ndërkohë, sa i përket mungesave të tjera të ditës së djeshme, si Hoxhaj, Kaina, Shehi dhe Latifi, ato e kanë mbyllur përfundimisht bashkëpunimin me Vllazninë, ndër të cilët braziliani Kaina ka zgjedhur Tiranën për vazhdimin e karrieres sportive, ndërkohë që për të tjerët akoma nuk ka një destinacion të saktë.Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎HNOO SKODR ور A FO NEW NUE‎"‎ Nga sa bëhet e ditur, Vllaznia do të vijojë të stërvitet në Shkodër edhe për disa ditë, ndërkohë që sipas drejtuesve të klubit kuqeblu, skuadra pritet të udhëtojë jashtë vendit për një fazë përgatitore më speciale ku për momentin janë tre pista, Zllatibor në Serbi, por edhe Austria dhe Bullgaria.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.