Edi Rama: Nëse Albin Kurti nuk ndryshon qëndrim, Perëndimi do marrë masa shtrënguese ndaj Kosovës

0
155
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Kosova rrezikon të vendoset nën sanksionet e Perëndimit. Duke folur në një konferencë për mediat në prag të mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë, që sipas Ramës mund të mos zhvillohet, kreu i qeverisë tha se me veprimet e saj në veri, partnerët ndërkombëtarë mund të vendosin në lëvizje planin e masave shtrënguese ndaj Kosovës.
Rama bëri të ditur se ai kishte zhvilluar një bisedë me shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell me të cilën ka diskutuar qasjen e Evropës kundrejt Kosovës.
Sipas Ramës, aleatëve po iu soset durimi ndaj qeverisë së Albin Kurtit, edhe pse Rama tha se ai iu ka kërkuar atyre edhe pak kohë.
Për këtë arsye, Rama shpjegoi se nëse nuk shfrytëzohet kjo kohë së bashku me Albin Kurtin atëherë bashkësia euroatlantike do të vendosë në zbatim planin e masave shtrënguese ndaj Kosovës.
“Unë shpresoj shumë që të mund të takohemi për të ballafaquar opionionet në kushtet kur jemi në prag të lëvizjes së planit të masave shtrënguese ndaj një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit.
Kam bërë një përpjekje për t’iu kërkuar pak kohë. E kam marrë edhe pak kohë, nëse nuk e shfrytëzojmë këtë pak kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, kam shumë frikë se plani që është një plan, realisht shumë i rëndë për Kosovën do të vihet në lëvizje. Kosova po hyn në një kurs përplasje me bashkësinë euroatlantike”, ka deklaruar Rama.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.