TARO  KEQI , TRIMI  NACIONALIST QË DHA JETËN E NUK SHKELI BESEN…!

0
651

(In memoriam me rastin  e 72 të vrasjes…)

Nga:Ndue  BACAJ

 Jo vetëm shtatë malet e Malësisë së Madhe , por edhe “Rranxat” e Malësisë kanë nxjerrë burra trima , fisnikë e nacionalist , që dhanë jetën e nuk shkelen besen , besen e dhënë trojeve shqiptare , dhe traditave më të mira e krenare, të trashiguara brez pas brezi… Një shembull i till sinjifikativ është edhe Taro Keqi-Balaj nga Reçi  i Malësisë së Madhe.

Taro Keq  Balaj sipas regjistrit të arkivës të gjendjes civile të Malësisë  Madhe ka lindur me daten 4 mars 1910 , me babë  Keq  Sadikut dhe nënë Shkurten. Ka lindur e rritur në fshatin Reç të Malësisë së Madhe , në fisin e njohur “BALAJ”. Babi i Taro Keqit, Keq Sadik  Balaj ka qenë një ndër luftëtarët e shquar në Luftën e Koplikut 1920 kundër shovenëve serbo-malazez, si dhe oficer i Mbreterisë  Shqiptare me graden toger. Keq Sadiku njihej si korrekt në detyrë dhe shumë i urtë. Malëssorët atë e quanin “Kandari i drejtësisë”. Taro Keqi si djali i tij , i lindur e rritur nën kujdesin e familjes e veçanarisht të babait Keq Sadiku do të trashigonte vlerat dhe virtytet më të mira të burrërisë , besës, ndershmerisë , trimërisë , urtësisë dhe atdhedashurisë. Kur Italia fashiste me 7 prill 1939 sulmoi Shqiperinë Taro Keqi me shumë  malësorë nga Reçi ( e Malësia) me në krye priftin e  Reçit dom Luigj Pici (të cilin në vitin 1946 do ta vrisnin komunistët edhe pse ishte afruar me “nac-çl” e ketij grupimi…) drejtohen në zyrat e N/Prefektures së Koplikut per t’u armatosur , organizuar e luftuar në mbrojtje të trojeve shqiptare, gjë që siç dihet per rrethanat e asaj kohe  nuk “ndodhi”… Në vitin 1942 Taro Keqi rreshtohet në çetat nacionaliste kunder pushtuesve fashist. Gjatë kesaj kohe Taro Keqi merr pjesë në shumë aksione luftarake kunder pushtuesve fashist Italian , si në premjen e linjave telefonike , në sulmin kundër postës së Vrakës e mbi të gjitha në luften e Reçit (30-31 gusht 1943). Kjo luftë mbrojtëse e Reçit e më gjërë kishte protagonist nacionalistet e Malësisë me në krye nacionalistin Llesh Marashi (ku bënte pjesë edhe Taro Keqi me të atin Keq Sadiku e tjerë) si dhe pak komunistë të “rastësishëm” të “ndodhur” për sherr në zonen e Reçit në ato ditë. (Siç dihet mbas eleminimit të ajkës nacionaliste të Malësisë , komunistet në pushtet fallsifikuan e “pervetësuan” luften antifashiste të Reçit). Gjatë luftës antifashiste Taro Keqi ishte nga ata burra që besoi disi fjalët e “bukura” , por mashtruese, si dhe premtimet e frontit “nac-çl” të komunistëve , per një Shqiperi  të lirë , demokratike , si dhe të bashkuar me trojet e tjera etnike , të drejtë që ju a garantonte  shqiptarëve qendresa dhe lufta antifashiste… Në keto kushte duke besuar si i beson burri – burrit , ai besoi se me çlirimin e Shqiperisë (pas 28 nëntorit 1944) premtimet do të beheshin realitet. Taro  Keqit partia komuniste i kishte kerkuar të bëhet antar i saj si dhe pjesë e sigurimit të të shtetit , gjë që Taroja me urtësinë dhe guximin e tij kishte arritur të mos i pranonte,  Mbas kryengritjes dhe qendresës antikomuniste të Malësisë dhe Kelmendit, Taro Keqi  si burr i njohur e atdhetar pranon detyren e vështirë të komandantit të postës në Kelmend, që i caktohet nga pushteti (komunist). Taroja këtë detyrë të vështirë e pranoi , por me betimin para vehtes e babës tij, se nuk do të pranonte të dëmtonte vllaznit e vet kelmendas pasi shumica e tyre kishin marrë pjesë në qendresen antikomuniste… Ketë betim Taro Keqi e mbajti pa u lëkundur , edhe pse pushteti komunist i kerkonte të demtonte me çdo mënyrë kelmendasit nacionalist e antikomunist . Ky qendrim i Taro Keqit nuk i pelqeu regjimit komunist. Në keto kushte pushtetaret e rinjë komunist u kujtuan jo vetëm per “ofertat” e refuuzuar si më siper nga Taroja (per tu bërë komunist apo pjesë e sigurimit të shtetit…) , por u kujtuan se ky ishte djali i togerit zogist Keq  Sadiku. Si fillim pushteti komunist Taro Keqin e  liroi nga detyra e komandantit të postës Kelmend . Taroja kthehet në fshatin e tij të lindjes në Reç , por me siguri i survejuar nga spiunë e bir spiunësh komunist të njohur të asaj zone e më gjërë, të lidhur këmbë e krye me pushtetin e shtetin komunist. Me 28 korrik 1948 , shteti komunist arreston dhjetra malësorë nga Reçi e më gjërë . Atë natë në mes të tjerëve arrestojn edhe baben e Taro Keqit , Keq Sadikun , ndersa Taroja shpeton per momentin , pasi atë natë rastesisht nuk ndodhej në shtepi. Familjaret e Taros që mbeten pa arrestuar i tregojn çfar kishte ndodhur dhe si e kishin kerkuar edhe Taron. Ky trim nacionalist e kuptoj rrezikun që tashma i kanosej edhe atij personalisht. Taro Keqi në keto kushte nuk e kishte të vështirë të arratisej nga Shqiperia , pasi ai kishte mjaft miq në Kelmend që mund ta ndihmonin , si dhe i njihte mirë shtigjet nga mund të kalohej kufiri. Por Taroja nuk mund të linte vetëm babain në duar të bishave komuniste , si dhe si nacionalist mendonte se më mirë është të qendroi në vendin e tij (qoftë edhe në burg) se sa jasht Shqiperisë , ndersa premtimet e pushtetit komunist se nuk do të ndodh gjë por dorzohu , (se thjesht kemi nevoj per disa sqarime formale) e pastaj do ju lëmë të lirë , Taroja i njihte mirë keto dredhi e mashtrime të komunistëve pa besë , pa fe e pa atdhe. Megjithë ketë Taro  Keqi erdhi vet te zyrat e pushtit lokal në Koplik. Sapo Taroja mbërriti në zyrat lokale në Koplik “formaliteti” ishte fare i thjeshtë , prangosja e menjëhershme e tij dhe dergimi në hetuesinë-burg të improvizuar në një ndertesë mulli bloje në Koplik. Në burgun-hetuesi kishte një dhomë të veçuar ku pyetëshin dhe torturoheshin të arrestuarit e burgosur , që per atë “moment” ishin 56 burra e gra të mbyllur në një dhomë…Taro Keqin dikun nga mesnata e atyre ditëve tmerri me duar lidhur e dergojnë në dhomen speciale të pyetjeve e torturave. Në ketë dhomë (sipas të denuarit politik që bëri 23 vite burg , të ndjerit Caf  Jonuz Culaj nga Reçi),  hetues i Taros kishte qenë ai me inicialet LL.N. , shef sigurimi në atë kohë në Koplik. Taron në këtë hetuesi e pyesin se kush bënë pjesë në organizaten tradhtare “Shqiponja me dy krena”? , Kush e udhëheq atë ? , ku i bani mbledhjet ? e tj. tj.. Taroja i befasuem nga keto pyetje  vetëm hesht , gjë që nuk i pelqen hetuesit , i cili ngrihet në këmbë dhe e godet Taron , ai ato ditë kishte qenë edhe i sëmurë me ethe. Taroja si trim i paepur që ishte edhe pse i prangosur, e godet fuqishen hetuesin e tij me hekura të duarve duke e rrezuar për tokë të gjakosur. Britma e hetuesit kriminel bëri që policët që rrinin mbas deret , të futen Brenda dhe të gjithë së bashku hetues e policë të godasin e torturojnë Taro Keqin duarlidhur , i cili  do të jepte shpirt nga torturat e këtyre krimielëve komunist. Trupin e pa jetë të Taros do ta fusnin në gropen e një gjirizi (WC-je). Në ketë burg-hetuesi komunistët do të vrisnin pa gjyq edhe dom Aleksander Sirdanin , dom Pjeter Çunin dhe Nikë Mark Rexhen nga Kelmendi. (Këta tre të fundit janë pa varr edhe sot). Vlenë të shenohet se në mesin e të arrestuarve e burgosurve verën e vitit 1948 kishte qenë edhe  familja e Mark Lekë Pjetrit (Gjonaj) nga Prenikajt e Reçit, ku përveç vetë Markut ishte edhe bashkëshortja e tij Prena e tj. Prena  kishte qenë shtatëzanë , madje në ditët e fundit para lindjes. Kur asaj i erdhi dita  per të lindur e  detyruan të lindë në mes të 56 burrave e grave. Fëmija (vajzë) nga kequshqyerja , higjena e dhomës dhe të nxehtit vdes , por as per ta varrosur komunistet nuk lejuan asnjë pjestar të familjes së burgosur duke perfshirë as nënë Prenën , por e moren kufomen e foshnjes dhe e varrosen prinderit e Prenës nga Vrithi i Shkrelit… Në ketë vend të krimit komunist udhëhiqnin komunistet kriminel  Zoi  Themeli , Xhevdet Miloti , Irakli Koçani , Lilo Zeneli e tj.

(Voo: Keq Sadik  Balaj (babai i Taros vdiq me 28 gusht 1959) , ndersa per Taron data e vdekjes është e fallsifikuar në regjistrin e gjendjes civile- arkivës).

Referencat:

1.Caf  Jonuz  Culaj i vitlindjes 1926 (sot i vdekur) , ish i burgosur politik per 23 vite. Libri i shkruar prej tij në vitin 2001 me titull “Krushqit e Lirisë” ,fq.101-103 + shkrimi i tij në gazeten lokale “Malësia”.

2.Bisedë e imja (N.B.) në vitin 2010 me Gjekë  Mark  Kolnikaj nga Reçi (sot i vdekur), djali i Mark Tomes i të denuarit  tre herë me vdekje nga komumizmi.

3.N. Bacaj , Gazeta “Shqipëria Etnike”nr.43, dt.29.4.2003, Kopliku , vendi ku “fshihet”edhe një krim kundër njërzimit.

4.At Konrad  Gjolaj “ÇINARËT”, fq.122-123, botim i muzeut historik të Shkodrës-1996.

5.Matriale gojore të mbledhura ndër reças të ndryshem nga unë (N.B.)…

6.Matriale të shoqates të ish burgosurve e persekutuarve poitik , Malësi e Madhe.

 Koplik me 28 gusht 2020

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.