Viktor Paloka- Mjeshter i Madh Vau-Dejes
Sihariq jep qeveria
N,zhurme te luftes 3 botnore
Rritje qmimesh ka shqipnia
Fund mireqenies popullore
Rroga t,ulta e qmime t,larta
Jau kalojme shume vende t,botes
Edhe pse e vogel harta
Jena ba na mei hy tokes
Toka jone eshte krejte flori
As nuk mbjellim as nuk korrim
Bujqesi e industri
Qeveria e jone ban qorrin
Plot me nafte nentoka jone
Qeveria e ka kape
Ka shume vite qe s,punojme
E qdo gja ka shku per skrap
I ngrejme qmimet e kurre si ulim
Asnji gja n,vend se prodhojme
E qdo gja mbi dhe e shkulim
Thu n,ket vend nuk do t,jetojme
Na prodhojme veq energjine
Qe na e la ai diktatori
Gjysen e kohes ne terr po rrijme
Mjer I ndershmi e I lumi hori
Me keto rritje eger qmimesh
Bash ne palc na ka shku thika
Po jetojme na ne mes krimesh
Ju ka dhane Shqipetareve hika
Jeta e jone perdit ma keq
Politika rrena e zgjedhje
Puno fatkeq e ha barkdreq
Fallsitet , mashtrime e vjedhje
Siq ka nis nuk dijme ku ndalet
S,rriten rroga as pencione
Krejt shqiptaret I kane mbulu hallet
Veq me hik ne emigracione
Nuk do te jete e kote qudia
Mos me mbet kush ne kete vend
Ka me mbet veq qeveria
Me hup shqipen pernjimend .