S’po mun t’rri pa i kjajt kto halle

0
83

Zef Turkaj  Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë —Lexues të nderuar  sonte  në rubriken”Poezia e së Djeles”,kemi veçuar një poet nga më brilantet e poezisë sotme Shqipe.Poeti Zef Turkaj i “qanë”mjeshtërisht hallet e rinisë shqiptare.Vargu i tij,ka forcë,ka zë që ty troket mbase aktualisht në veshin e shurdhër qeveritarë.Ndaj ne shpresojmë që kjo poezi”kushtrim”ti bzajnë”fuqishëm ndergjegjes së…—Redaksia-Mund të jetë një imazh i 1 person

————————— —————- ———
Eeeej ! Rini e toks’arbnore
e muert rrugn’ e dhenave t’huaja
u duln’thinjat para kohe
prap’ kjo tokè àsht e juaja
Vini me g’zim e me shum’malle
fluturoni pèr hava
kur ktu vini gjeni shum halle
vini me gzim , ikni tuj kja
Kur takohen me njerz t’vet
prej mallit pikon loti
nèpèr botè kemi tret
tretèn vjetèt kot sè koti
Thonè se guri nuk pik ujè
thonè se mali m’dysh nuk çahet
s’din m’ja qa hallin kèrkuj
n’pika loti faji nuk kjahet
Kurr s’àsht’vonè me kerkue falje
Toks e vèndit qè ju rriti
e ders’shpis’ qè thrret : “HAJDE” !
mbeta mbyll ,,, flet vetèm shpirti !
Ai shpirt vjen te vetè 
fort trishtim po perjetoj
shpirti rrotull ,,, trupi vdekè
nuk e di kush e vorroj
Krejt ky vènd ka marr trishtim
thrasin malet bijt e vet
Shpresoj faj mos t’mbes jetim
e prap kto troje t’marrin jetè
èn shtator t’vjetit 2022

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.