“SHPIRTI I NDARË” OSE SKIZOFRENIA

0
154
Alfons Grishaj
Në përditëshmërinë tonë, ballafaqohemi me njerëz të afërt që ndryshojnë sjelljen sikur t’mos i kishim njohur kurrë më parë, dhe të habitur shprehemi: “Ua…po si ndryshoj ai apo ajo?” Kjo kategori nuk ka ndryshuar, sepse ashtu ka qenë (Kripto-skizofrene- Kripto-bipolar, Kripto- NMS etj), por shkalla e rëndesës së sëmundjes na sjell para syve realitetin e panjohur. Të prekurit nuk mund t’i ndash në personalitete melankolike, flegmatike, kolerike apo sanguine, se, nuk kanë vetëdije dhe nënvetëdije, andaj skizofrenia quhet, “ shpirt i ndarë”. Sipas meje, pa marrë rolin e spsecialistit…, por vetëm të vëzhguesit, përjetuesit dhe studiuesit të këtij fenomeni: të sëmurët e prekur e kanë origjinën nga geni, vuajtja dhe tragjedia e momentit.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Fjala skizofreni u përdor për herë të parë nga Paul Eugen Bleuler, psikiatrist zvicerian, doktor i një shkalle superiore që u bë tepër i njohur me studimet në psikiatri dhe termat e tija u përdorën nga doktorët më në zë, përfshi këtu dhe Zigmund Frojd. Një ndër pikat e skizofrenisë është sjellja katatone (Ç’rregullsi në sjellje). Ece-jaket tona të përditshme pothuajse nuk e vënë re pa u përplasur me të. Disa “shkollarë”, sjelljen skizofrene e servirin si mendim ndryshe, “kozmik”, si “zhvillim kontravers…” Le të ndalemi pak këtu! Sepse, po e ngatërruam termin filozofik me tipologjinë dhe termin e sëmundjes bëjmë një gabim trashanik.
Bisedat dhe shkrimet kontraverse e kanë zanafillën që nga koha e Platos, Sokratit, Niçes, etj … duke pasur filozofinë dhe vlerën autentike, pa pasur nevojën e deformimt dhe devijimit në nonsens. Njohja e realitetit vë në lëvizje monitorimin e sjelljes së personit. Nëse personi është i paqartë në përgjigje dhe irealen e paraqet si realitet, duke këmbëngulur në “vërtetësinë e patjetërsueshme” (pa hyrë në dëgjimin e zërave…etj), logjikisht na informon për simptomat e sëmundjes. Megjithë përparimin e shkencës rezulton se, mjekimet anti-psikopatike sjellin një dramë pothuajse të njëjtë, Vetëvrasje! Proklorperazine, Dopamina, Haloperidoli, 2×1, Kloropromazine 100, Triflouperazinë, elektroshok etj…nuk janë një zgjidhje permanente, por vetëm përmirësojnë situatën në mpirjen e neuroneve agresive.
Disa e ngatërrojnë Skizofreninë me shpirtin pozesuar (possessed). Testamenti i Ri shpjegon se, Jezu Krishti u ndesh mbi 20 raste të tilla, ku Dialli kish pushtuar trupat e njeriut…Father Cipriano de Meo, shpjegon se, shpirtrat e prekur nga dialli…reagojnë menjëherë nga lutjet dhe janë të gatshëm të përgjigjen në format më violente, kurse rasti me “shpirtrat e ndarë” (skizofrenia) reagimi është zero. Të njëjtën gjë shpjegon dhe Gabriel Amorth, exorsisti më i madh i kohës moderne… Pra, nuk është e vështirë për t’i dalluar dhe ndarë rastet. Qoftëse, personi i prekur nga “Lo spirito del male” nuk duron predikimet dhe lutjet e exorcistit, vërtetohet katërcipërisht që personi është prekur nga dialli. Ndërsa i sëmuri skizofren nuk reflekton ndaj predikimit, lutjeve dhe tërheqjes së vëmendjes të shoqërisë në ambjentin që e rrethon, përkundrazi , shkalla e rëndesës rritet!Mund të jetë një imazh i 9 persona
Aktualisht, jemi ndeshur dhe vazhdojmë të ndeshemi me fenomenin Covid-19 që është i zgjuar dhe agresiv. Covid-19 është si bateria që elektrizon dhe aktivizon sëmundjen e rrezikshme (pikat e dobëta të trupit tonë), të njohura ose të “fjetura”, deri tek kanceri dhe zkizofrenia…Gjatë kësaj periudhe kovidiane, ka pasur shumë vetëvrasje, varje, flakje nën shinat e trenit, hedhje nga ndërtesat, vrasje në familje. Ndërsa vetëvrasjet me armë kanë qenë më të rralla. Shkapërcimet logjike kanë qenë në shkallën më të lartë, frymëzuar dhe trajtuar si një “dialektikë Hegeliane”, nga Hidra-t dhe hipokritët që na rrethojnë në udhëtimin human. Megjithatë, humanizmi duhet të jetë sa më vigjilent…Pasi të evidentohet fenomeni, i sëmuri duhet të largohet nga terreni apo shtrati “komod”. Paralelisht duhet t’u bëhet me dije familjes dhe trupës mjekësore, gjithashtu dhe shoqërisë dhe institucioneve ku militon i sëmuri… Sepse, masa profilaktike, izolimi kontrollon paranojën dhe hebefreninë, duke e zbutur sëmundjen në nivelin e përmirësimit të pranueshëm.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Ta dini ! Askush nuk i bie më fanfareve për një balonë Zhyl Vernejane, “Pesë Javë në Balonë”, ose trumpetizon “Fler De Mari”, si ikonë e qëndresës që nuk përkon me “misterin e fajit”…Sepse, shkenca dhe realiteti nuk sheqerizohen me fluska sapuni në ozonin e grisur, por prekin me dorë si, St. Toma, duart e Krishtit në misterin e Hyut. Dashuria për njeriun është dashuria për Zotin! Ndërsa dashuria për Zotin është dashuria për jetën shumë dimensionale në bukurinë qiellore të udhëtimit të shpirtit në infinit. Hipokrizia dhe humanizmi i rremë i lules dhe i thikës, kurrsesi nuk bëhen balsam në koloninë skizofrenike të shekullit 21, përkundrazi, benzinë! Çdo njeri që lëndon dikë tjetër nuk është njeri i mirë! Ndërsa çdo njeri që përpiqet në shërimin e të sëmurit apo të lënduarit…ecën në llavën vullkanike pa e ndjerë magmën!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.