Tre instucione se bashku , dhe më konkretisht Shoqata Atdhetare “Dukagjini” Shoqaata Kulturore Xhubleta e Alpeve , dhe Konsulli i nderit i Austrisë në Shkodër , kanë organizuar veprimtarinë në përkujtim të atdhetarit , luftëtarit malësor Zef Prelë Marashi, por edhe promovimin e librit pucliçistik Malësorë të rritur në Kullat e Gurit të autorit Gjon Frani Ivezaj.
Duket falë gatishmerisë së drejtueses së biblotekës shkencore të Univeristetit “Luigj Gurakuqi”Shkodër , znj Valbona Berdica , por edhe bashkpunimit të tre instucioneve së bashku, kanë bërë të mundur organizimin e një veprimtarie të larmishme kushtuar atdhetarit e luftëtarit malësorë Zef Prëlë Marashi, por edhe promovimin e librit publiçistik të autorit tanimë të njohur Gjon Frani Ivezaj.
Kësisoj Shoqata atdhetare “Dukagjini “ me kryetar z, Ndue Sanaj i kanë dhënë kohen dhe përkushtimin e duhur këtij aktiviteti, por jo vetem kaq edhe shoqata “Xhubleta e Alpeve” me kryetare Rita Kalaj Shkurtaj , si dhe konsulli nderit i Austrisë në Shkodër,. zGjergj Leqejza kanë qënë bashkëaksioner të këtij aktiviteti sa atdhetar , aq dhe kulturor.
Kështu pas shfaqjes së një dokumentari kushtuar figurës atdhetare të Zef Prëlë Marashit , si dhe përshëndetjeve të rastit , ku Ndue Sanaj nder të tjera ka vlersuar faktin se figura të tilla meritojnë një vlersim të këtyre përmasave…
Me tej meqënse kjo figurë i përkiste treves M.Madhe , dhe pikrisht Bajrakut të Grudës, natyrisht pas përshëndetjes nga kreu i shoqatës Atdhetare “Dukagjini “, radhen do e kishte për të pershendetur lahutari i M.Madhe Prëtash Nilaj i cili ka përshëndetur më një këngë tipike malësore.
Kështu eshtë prezantuar edhe libri publiçistik ; “Malësorë të rritur në Kullat e Gurit”.Në fund pjesmarrësit i ka përshëndetur edhe autori i librit Gjon Frani Ivezaj i cili mjaft i emocionuar ka folur rreth këtij aktiviteti ndërmëndës kushtuar Zef Prëlë Marashit , por edhe për librin e tij.Gjatë këtij aktiviteti , dy elemënt që spikatën , mund të themi ishin:
Pjesmarrje jo shumë masive , kjo ndoshta për arsye të foltoreve te Dr, berishes, dhe më shumë se sa malësor , ishin antar të shoqatës atdhetare “Dukagjini”, ndaj këtyre të fundit u duhet thënë faleminderit që respektoni edhe figurat e spikatura të trevës M.Madhe. Dhe e dyta ;Dokumentari i realizuar nga Engjell Ndocaj gazetar i TVsh krahas mjeshtrisë artistike , mbase kishte edhe “kapercime” të fakteve historike nga Tuzi në Shkodër.