Ndahet nga jeta doktor Shahin Kadare, vëllai i shkrimtarit të madh Ismail Kadare

0
200

Është ndarë nga jeta Doktor Shahin Kadareja, vëllai i shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.Sipas report tv, Shahin Kadare është ndarë nga jeta orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një betejë më pak se njëvjeçare me një sëmundje të rëndë.Ai është një nga të parët doktorë të Shkencave në fushën e mjekësisë, me një kontribut të jashtëzakonshëm në studimet onkologjike, si referues në dhjetëra konferenca dhe kongrese ndërkombëtare shkencore.Ai ka botuar studimet e tij shkencore në revistat më të njohura të mjekësisë në botë.Doktor Shahin Kadare fillimisht u diplomua në vite ’60 në Tiranë dhe më pas kreu një specializim në Rumani. Ndershmëria, përkushtimi dhe profesionalizimi i tij, e kthyen atë në një autoritet të padiskutueshëm shkencor në fushën e onkologjisë.Ai është themelues i Laboratorit të Morfologjisë Patologjike dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e kësaj dege të mjekësisë në Shqipëri, përmes diagnostifikimit mikroskopik të tumoreve. Ai arriti të krijoje në bashkëpunim me kirurgët shqiptarë të kohës, skemën e trajtimit operativ të tumoreve, duke verifikuar rrezikshmërinë e tyre qysh gjatë operacionit.Nga ana tjetër Doktor Shahini ishte një simbol i përkushtimit dhe përgjegjësisë njerëzore për jetën dhe shëndetin e njerëzve. Ai do të mbahet mend si doktori që lehtësonte dramën e madhe të sëmundjeve të rënda me të cilët përballej me pacientët e tij, me durimin dhe qetësinë e një profesionisti të rrallë.

 

 

Me po aq kurajo dhe qetësi e përballoi dhe vete këtë betejë.

Shahin Kadareja ishte një qytetar i angazhuar, një intelektual antikonformist, një refuzues i mediokritetit dhe banalitetit në jetën publike dhe sidomos politikën shqiptare.Ai është një nga themeluesit e Partisë Demokratike në vitin 1990,  dhe një nga kritikët e parë të mëdhenj të lidershipit të saj si refuzues i autoritarizmit post-komunist.Ai shërbeu për disa vite, pas vitit 1997 si ambasador i Shqipërisë në Suedi dhe vende të tjera, por iu rikthye serish profesionit të mjekut.Doktor Shahin Kadare është vëllai i shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, me të cilin pat ndërtuar një raport të rrallë njerëzor dhe intelektual.Ai ishte adhurues i madh intelektual i tij, lexuesi më i madh i tij, kritiku më pa drojë i jetës dhe veprës së tij dhe mbështetësi më i madh në jetën e tij. Së bashku me gruan dhe fëmijët e tij, ndërtuan një raport familjar dhe njerëzor, që e bëri Familjen Kadare më të madhe dhe me te forte.Doktor Shahin Kadareja la pas gruan dy fëmijë të suksesshëm, të shkolluar në Perëndim, të cilët e bënë atë krenar deri në fund të jetës së tij.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.