“SHKODRANI QË RA HEROIKISHT NË LUFTËN E KOSOVËS”.

0
150
Mbrëmje të bukur për të gjithë ju.
Gjej rastin të falenderoj shkrimtarin për librat e dhuruar, pikërisht në “Dita e Librit “.
R E C E N S I O N
Libri; “SHQIPONJAT SE BRAKTISIN FOLENË”, nga Qemajl Krasniqi.
Prenda Sejdia  May be an image of 1 person
Trojet etnike shqiptare kanë përjetuar ndër shekuj luftëra, përçarje, zaptime e pushtime a ndarje mes shtetesh ku disa nga këto fenomene janë ende evidente kryesisht ajo e ndarjeve teritoriale, dhe jemi i vetmi komb në botë që nga fuqitë e mëdha padrejtësisht populli shqiptarë është i ndarë në 6 pjesë (pra gjashtë shtete).
Kështu që toka tona janë në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Serbi, Maqedoni e Veriut e Greqi.
Ndonëse diplomacitë mund të jenë përpjekur për të bërë marrveshje për fenomenin e bashkimit të trojeve shqiptare, por ende larg duket drita e bashkimit shqiptarëve në një trung të vetin.
Lufta e fundit e zhvilluar në trojet shqiptare ka veçse si sot 23 vite më parë.
Kur kasapi serb po bënte gjenovid mbi popullsinë shqiptare, tek përdorte elemente të ndryshme duke shkatuar amulli si helmimi i mijëra nxënësve ndër shkolla po në të njëjtën ditë, apo taktikat e ndryshme të armatosjes së serbëve, përndjkekja e të rinjëve, burgosja, vrasjet, përzënja nga Atdheu, pra një farë gjenocidi i heshtur për zbrazjen e Koosvës e shfarosjen e elementeve shqiptare në Kosovë, përzënja e popullit shqiptarë nga vendet e tyre të punës, uzurpimi i shkollave fillore e të mesme dhe Universiteti i Prishtinës, largimi i fëmijëve nga çerdhet, kopshtet, shkolla e universitete, dhe përgjithësisht ç’veshja e identitetit të arsimimit në frymën shqiptare, dhe nga ç’veshja e shqiptarëve nga identiteti i tyre, gjuhën, traditën e kulturën.
Pra me heqjen e autonomisë së Kosovës shqiptarët e Kosovës u ç’veshën nga të drejtat Kombëtare dhe kaluan në qytetarë të rendit fundit shoqërorë dhe dominimi i pakicës serbe mbi qytetërimin vendas.
Ky aparteid i shetit- pushtet serb nga Kalamegdani, dhe me ndihmën e pakicës serbe në Kosovë, dhuna shtypja e robëria kishin arritur kulmin e sundimit mbi popullsinë vendase shqiptare.May be an image of 3 people and text
Domosdoshmërisht e krejt detyrimisht shqiptarët, po organizoheshin për fillimin e luftës së armatosur, që tashmë historikisht si zanafillë njohim fillimin e luftës në Prekaz dhe krismat e pushkëve të Adem Jasharit e familjes Jasharaj.
Ky qe piknisja e kulmimit të asaj robërie dhe synimi i ecjes drejt lirisë, ku një komb duhej të ishte i bashkuar.
Pas Drenicës shtirja e luftës filloi në zona të ndryshme të Kosovës si psh, Dukagjin, Llap, Nerodime, Gjilan e Kaçanik dhe Malishevë, Gjakovë e Rahovec, Pashtrik e deri në Vërri të Prizrenit.
– Populli shqiptarë ka zemër luani e kurajoz, ndaj e mbanin gjallë shpresën se e mira e mund të keqen, ndaj dhe rezistenca zë fil në faqet e historisë së përjetshme e cila bëri bashkë shqiptarët e trojeve, nga gjithë trojet e gjithë moshat gjithashtu, duke u kthyer në mikitantë të luftës për liri e pavarësi.
– E tillë qe edhe veprimtaria e djaloshit shtat’hedhur e muskuloz, shkodranit Arian Brahimi, i biri i Xhemilit nga Bushati i Shkodrës.
– Arian Brahimi, la gjurmë në histori.
Ai ra për litinë e Kosovës dhe bashkimin e trojeve shqiptare.
– Shkodrani Arian Brahimi, vetëm pak ditë frymoi në Rahovec.
Sapo erdhi në Rahovec, u përshtat shumë shpejt me shokët e luftës të cilët e pritën me dashamirësi, ndaj u bë dhe pjesë e luftës kombëtare.
Qëndresa dhe rënia herioke në “Vrajstinë” me Mizahit Ismën, Eshrafedinin dhe Bekimin, përbën ndër ngarjet që futen vetëm për një çast në histori dhe mbeten në kujtesën kolektive për jetë të jetëve.
Nderimin dhe respektin për të populli i Rahovecit, e tregoi duke i vënë emrin “MAJA E SHKODRANIT”, vendit ku ai hyri në përjetësi.
Djemtë e Rahovecit, e mbajnë në mend si djalë të qeshur dhe me humor të mirë.
Fliste rrjedhshëm dhe ishte entuziast.
Besonte në fitoren e shqiptarëve.
Në Rahovec, mësoi për historinë e Kosovës, vuajtjet dhe mjerimet që kishin kaluar shqiptarët nën pushtimin serb.
Mbase erdhi vetëm për të parë si luftohet e vdiset në Kosovën martire, por nuk deshi të kthehet prapa, ndaj tokën shqiptare e vaditi me gjakun rinorë.
Autori Qemajl Krasniqi, sjell brenda monografisë, histori tipike të të shqiptarit trim e petrit mali, sy shkabë që armiku se kthen dot pas, dhe kur më e keqja i kanoset, ai sërish fisnikërohet përmes heroizmit pashoq duke na lënë pas shembullin e vullnetit të pathyer, ai shembull qëndrueshmërie për trimin e paepur që përjetësisht emri të kujtohet me krenari e respekt.
Duket qartë synimi për ta përjetësuar artistikisht figurën e heroit kombit, pasi historia ka qënë është dhe mbetet gurra e pashtershme e frymëzimit për shkrimtarët pasi padyshim meditojnë mbi heronjtë dhe raportet me botën në të cilën gjenden e përmes Penës gjurmëve u japin dritë nga tundimi me të cilën edhe ballafaqohen.
Kështu që autori vjen në këtë stil monografik, sepse trimëria në luftën e fundit në tokën Dardane ishte kryefjala, pasi gjithmonë ka erën mbytëse që kundërmon, ndaj ditët ishin tejet rraskapitëse.May be an image of 1 person
Me Penë e përshkroi shkodranin hero duke i rënë përgjatë gjeografisë Kombit.
– Prindërit e Arianit jetonin me plagën e hapur për të birin pasi shpresonin se biri i tyre gjendej dikund shtigjeve të Europës, dyzonin në mos ish zënë rob nga serbët, apo, mund të ndodhej dikund gjetkë.
I jati, Xhemili nga Bushati i Shkodrës, e Hava e jëma nga Kopliku, ndonëse jetonin në qytetin e Shkodrës zgjoheshin e flinin me shpresën se Ariani do ish diku, e, një ditë porta do trokasë dhe ai do shfaqej para prindërve në përqafimin e munguar ku malli do fillonte të shuhej pak e ngapak.
Ata jetuan plot 5 vite me ëndërra të pathyera, se ndoshta biri i tyre do bëhej gjallë një ditë.
Pritjet, ecejaket e mendimeve ishin pafund.
Asnje lajm a fjalë, asnjë shenjë, asnjë gjurmë.
Sapo shpresa venitej, ata e gjenin unurin brenda zgavrës së shpirtit gri, e kërkonin t’i bënin dritë shpirtit fikur.
Vështirësitë në familje thoshte nënë Hava, u shtuan kur reparti ushtarak ku ishte oficer Xhemili u shkatërrua dhe ai doli i papunë.
Ndonëse djemt nuk i lejonin të provonin eksplorimin e armëve.
Me fillimin e luftës në Kosovë shqiptarët ishin shumë të shqetësuar për fatin e vëllezërve tanë kosovarë, por Ariani asnjëherë nuk e kishte diskutuar pjesëmarrjen në luftën e Kosovës.
Rrëfimi në këtë histori është mjaft i pasur me situata të fuqishme e të detajuara tejet dramatike, kështu lexuesit i vihet përballë ana e figurës së heroit dhe shokëve të grupit ku Ariani bënte pjesë e çdo pyetje e ka gjetur dhe përgjigjen.
Eh, kur dëshpërimi ia pret krahët e trupin ia hedh.
Ndaj fuqia krijuese e autorit ka eksploruar ndër shtigje deri tek e pamundshmja, për t’i thënë po vërtetësisë.
– Rastësia thonë është mbret i fatit.
– Shtator 2003.May be an image of 10 people
Dikush, një i afërm i familjes së Arianit, kishte marrë pjesë në një mort në Pejë.
Atje krejt rastësisht, kishte mësuar faktin se një djalë nga Shkodra me emrin Arian Brahimi është vrarë 5 vite më parë në luftë në Rahovec.
Ndërkohë Prof. Dr, Sabahajdin Cena, Ismet Tora dhe një mik i tyre ia behin për ngushëllime në familjen e Arian Brahimit në Shkodër.
Kështu që lajmi për himbjen e jetës së djalit madh të familjes së stermunduar nga kërkimet ra si bombë.
Por…,
Dëshira të kishin një shenjë për mallë e kujtim i stërmundonte prindërit e vëllanë e vogël të Arianit.
Qoftë një shenjë nga trupi a një këpucë a çfarëdo tjetër ta ruaja për mallë thoshte nëna përvajshëm, pra si relikte shpirti ku të gjente pak ngushëllim a të lutej për shpirtin e tij.
Eh malli nënës, malli i nënës nuk din të shuar, e sa prezente është kjo përshtypje por dhe aq e fuqishme për dendësinë e mendimit.
Pra autori provon të vërë në skenë ngjarje me aktorë të dramës që është thelbësore e figurës madhështore, konkrete e dukshme.
Kjo bazë veprimi shpërthen pikërisht nga motivet për ta ndjerë të mundimshmen si moto, që arrin të njohë dhe të ndjejë thellë shpirtërat e njerëzve dhe zërat e vërtetë të kohës.
Autori hyn thellë në shpirtërat njerëzorë të familjes Arianit por dhe shokëve të tij që u shuan po në të njëjtin grup, vend e çast, duke sjellë boshllëkun që ndjejnë për birin a bijt e tyre dhe dinamizmin që kanë përjetuar.
“KRAHËT E SHQIPONJËS”
Arian Brahimi, Mizahir Isma, Eshfrafedin Kastrati e Bekim Isma.
Vendi ku ranë dëshmorët më 21 Korrik 1998.
Aty është vend historik ku bëjnë vizita e nderime njerëz të shumtë.
Aty jeton e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja.
Të bëhet sikur çdo gurë e shkëmb ka diçka për të treguar mbi qëndresën heroike të shqiponjave, të cilët se braktisën folenë deri në rënien me lavdi në atë instikam.
Aty tashmë është ngritur një kala dhe përmendore e dëshmorëve duke terguar simbolikën e qëndresës, atdhe- dashurisë e bashkimit kombëtarë.
Ndonëse patën mbetur pa bukë as ujë, ata heronjë nuk e braktisën folenë ku u bë dhe ‘varri’i tyre.
Sa shumë dashuri pati në zemrat e tyree sa e dëshironin lirinë e Kosovës e bashkimin e trojeve.
“Maja e Shkodranit” është vendi prej nga vështrohet sot Kosova e lirisë.
Gjaku i rënë i Arianit fhe shokëve ujit rrënjët e lirisë.
Vlerat historike e stilistike të monografisë nxjerrin në pah vlerat reale të heroit Arianit e shokëve të tij anekënd Kosovës.No photo description available.
Pasi Ariani ra heroikisht në atë fushë- betejë për çlirimin e Kosovëse bashkimin e Kombit si një dëshmi e gjallë që flet për vëllezër të një gjaku me gjuhë, traditë e kulturë.
Pena e autorit i përshatet opinionit me ngjarje të njëpasnjëshme e krejt reale me unin e tij origjinal në mënyrë mjaft të detajuar, me personazhe reale ku padiskutim pasuron historinë e Atdheut e Kombit e përndrit errësirën shekullore e cila do ju shërbejnë gjeneratave për studim e mësim të ngjarjeve e ndodhive për epokën e errët të historisë.
Qasja e autorit mbi njohjen e dhe renditjen e fakteve historike të atyre kohërave shumë të vështira, do arkivohet si testament i vërtetësisë mbi harbutëtinë e sjelljeve makabre të një populli aspak njerëzorë siç është ai serb.
Autori gjithashtu përshkruan me tehun e Penës moralin e fortë e të patundur të shqiptarit në maratonën e gjatë e plot përkushtim.
Krijimi rindërton realitetin në në prezantim brenda sistemit historiko- letrarë, dhe me shtrirjen e këtij rrafshi autori e sjell monografinë historike në simbiozë me argumentet dhe qëndrimet heroike.
Duke komunikuar drejtperdrejt me lexuesin kërkon mirënjohjen e brezave për studimin e historisë.
Lavdi dëshmorit Arian Brahimi nga Shkodra dhe dëshmorëve të rënë bashkë me Arianin.
Lavdi e përjetshme atyre që ranë për liri e bashkim Kombëtarë.
I uroj shkrimtarit Qemajl Krasniqi shumë dritë dhe reflektim e sa më ndjeshëm për lexuesin e tij, duke vazhduar në kultivimin e artit historiko- letrarë.
Lezhë Maj 2022

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.