SHKODER,3 DHJETORI  DITA E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR

0
 Kjo datë është një mundësi për të promovuar të drejtat e PAK dhe për të ndërgjegjësuar shoqërinë që ky target grup nuk duhet diskriminuar por duhet pranuar dhe mirëkuptuar, duke ju plotësuar gjithëpërfshirjen e barabartë të tyre në jetën sociale, ekonomike, politike dhe kulturore.
 Në nder të kësaj dite, Shoqata Para-Tetraplegjikeve Dega Shkoder , organizoi një aktivitet me fokus gjithëpërfshirjen e barabartë.
Krijuam një ambjent bashkëkohor dhe një ditë ndryshe në memorien e anëtarëve tanë, me pasqyrimin e arritjeve të Shoqatës në sfond, bashkëbisedime, humor, këngë dhe feedback pozitiv nga secili pjesëmarrës.
Bashkë me :
Kryetaren e Bashkisë Shkodër Znj. Voltana Ademi
Prefekten e Qarkut Shkodër Znj. Majlinda Angoni
Kryetaren e Këshillit Bashkiak Shkodër Znj. Brisela Truma Kadija
Drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Shkodër Znj. Valbona Tula
 Kryetaren e Komisionit të Çështjeve Sociale Znj. Nersada Mandija
 Këngëtarin e mirënjohur Bujar Qamili
 Humoristin shkodran Tan Brahimi
 40 #anëtarë të Shoqatës me kujdestarët e tyre.
 Të gjithë bashkë, u gjendëm afër PAK, duke sensibilizuar organet qendrore dhe vendore, që t’ju japin përparësi dhe të mos i lënë në harresë personat me AK.
 Koktejli i ditës së sotme u realizua në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Ormir Sharri.
 Në përmbyllje Bashkia Shkodër ofroi pako ushqimore për 40 pjesëmarrësit e target grupit tonë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.