Fermerët dhe tregëtarët që prodhojnë e tregëtojnë produketet bujqësore do të punojnë tashmë në një treg të ri. Në sajë të bashkëpunimit me Myftininë e Shkodrës tregu tashmë është funksional në mjedise krejtësisht të reja dhe shumë të përshtatshme për aktivitet tregtar. Ishte Myftinia e Shkrodrës, e cila mundësoi ndërtimin e këtij tregu që jep mundësi punësimi për dhjetra familje.Sot tregtarët e sistemuar në këtë treg, shprehen të kënaqur, ashtu siç edhe klientët e tyre që rikthehen pas rreth 2 muajve e gjysmë ndërprerje për shkak të masave për mbrojtjen nga pandemia.Bashkia e Shkodrës po hulumton hapësira të tjera të lira, publike e private, për të krijuar tregje të ngjashme edhe në zona të tjera të qytetit. Kështu, krijohet një standart, por edhe mundësi punësimi real për qindra familje.Bashkia Shkodër shpreh falenderimet Myftinisë së Shkodrës për mbështetjen, fermerëve dhe tregëtarëve për durimin për pritjen. Duke punuar bashkë, përmirësojmë jetën tonë, ndihmojmë qytetin, familjet tona për një jetë më të mirë.
E GËZOFSHIN BANORËT E SHKODËRES, PO KUR DO GËZOHEN B ANORËT E KOPLIKUT?
Dhe ndersa fjalët e mira , dhe natyrisht pergëzimet I meritojnë si Myftynia Shkodër , po kështu dhe Bashkia Shkodër , e cila herë pas herë, ndonse nën tutelen dhe mosp;erkujdesjen dhe as mbeshtetjen e qeverisë, arrin te japin më të mirën e mundshme për qytetaret e saj. Krejt ndryshe ndodh në qytetin e Koplikut, ku rrogëtarët e Bashkisë, dukret se asgje tjeter nuk punojnë vëtëm hdedhin tymnaje propogandistike, se gjoja Bashkia dhe në veçnati titullari I saj po pregadisin projekte zhvillimi ekonomik dhe kulturor për qytetin e Koplikut dhe M.Madhe. Por realiteti është ndryshe.Kësisojë veshtirë të mëndohet se një ditë do vijnë një ditë që edhe në qytetin e Koplikut të ndertohet një tregë I këtyre parametrave. A thua nuk e meritojne banoret e ketij qytdeti një të tillë?!