0
792

Nga :Taip Piraniqi

Sot eshte nje dite e veçante ,nje nder ditet e lumtura sportive sepse te gjitha ekipet e KF.Shkodra jane ne superiore , shperblim i punes, sakrificave , djerses ,disiplines qe u arriten keto objektiva.
Falenderoj koleget ,te gjithe djemte, familjaret e tyre, te gjitha ato qe na kane mbeshtetur, shume tifoza qe i kane qendruar afer KF.Shkodra nder vite (Tuti Rrahmani, Agron Isufi me shoke)gazetaret sportiv dhe tv lokale. Prane KF.Shkodra nder vite kane mesuar abc e futbollit shume futbolliste qe kane luajtur ne nivele te larta Hysaj,Vajushi,Guri,Hebaj,Kruja,Marku,Selimaj,Fangaj, Kapaklija,Qardaku e shume e shume te tjere por edhe sot ka disa futbolliste qe po ecin ne gjurmet e tyre po permendi vetem njerin qe po e vezhgojne disa menaxher e besoj qe se shpejti do ta shohim ne nivele te larta te futbollit, Marcelino Preka lojtar i perfaqesues se moshave , e disa te tjere per te cilet kemi besim se jane ne rrugen e duhur….
Po pushteti lokal Bashkia Shkoder, po keshilli bashkiak nder vite ku jane ….asnjehere nuk na u tha nje fjale e mire te pakten se per mbeshtetje financiare as qe behet fjale …per kete nuk kam fjale …. “no coment “ !?
Por qyteti yne ka njerez te mrekullueshem si tifoze por dhe biznesmen qe na kane mbeshtetur nder vite te cilet i falenderojme qe na kane qendruar prane !
E per ne fund …nje objektiv i pa realizuar akoma, mbetet e do te vazhdoje nje nder jo vetem deshirat e mia por objektiv qe djepi i futbollit Shqiptar SHKODRA E FUTBOLLIT te behet me dy ekipe i ka te gjitha mundesite e meriton por kjo kerkon dhe mbeshtetje financiare e per nje periudhe 3-4 vjecare ne stadiumin tone te bukur te luhet derbi VLLAZNIA : KF.SHKODRA…( mos te mbetet relike nje ndeshje e luajtur rreth viteve 2000 Vllaznia : Shkodra per kupe ne stadiumin Loro Borici 0:0 ndeshja e pare dhe ndeshja e kthimit 3: 0 fitoj Vllaznia dhe kjo nje histori ne vete …por emocionet ishin te medha kur stadiumi ,tifozat pjesen e pare brohorisnin Vllaznia, Vllaznia e pjesen e dyte Shkodra, Shkodra…bukur ,ska me bukur emocion i vecante ,futbolli ne Shkoder me dy ekipe do te ndihmoje ne rritjen e cilesise,konkurrences e do ti jape mundesi te gjithe atyre djemve qe sot luajne ne gjithe Shqiperine te luajne per qytetin e tyre…. kemi tentuar disa here , kemi arritur deri ne finale me Kastriotin ne Qemal Stafa per te dal ne superlige por kemi humbur…2:1…. per kete objektiv duhet mbeshtetje financiare qe besoj dhe kete do ta gjejme ne Shkodren tone per Shkodren tone…
JU FALENDEROJ TE GJITHEVE !

Image may contain: 12 people, people standing and outdoor
Image may contain: 5 people, including Taip Piraniqi, people standing
Image may contain: 2 people, including Taip Piraniqi, people standing, grass, tree, sky, outdoor and nature
Image may contain: 2 people, beard
Image may contain: 3 people, sky and outdoor
+8

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.