Shkodër\ Degjesa publike, diskutime konkrete për probleme të ndryshme

0
86
Dëgjesat me publikun vijuan sot me banorë të rajonit nr.3, të cilët prezantuan disa nga problemet kryesore dhe emergjente të zonave e lagjeve ku ata jetojnë!
Rajoni nr.3 përbëhet në pjesën më të madhe të tij (rreth 70%) është zonë muzeale, me ndërtesa karakteristike që përfaqësojnë kulturën e hershme dhe konsiderohet trashëgimi e çmuar për Shkodrën dhe shkodranët. Gjithashtu, është pjesë e guidës për çdo turisttë huaj që vendos të vizitojë Shkodrën.Mund të jetë një imazh i 7 persona
Pjesa më e madhe e diskutimeve u përqendrua pikërisht tek zona muzeale, ku u kërkua që të ketë vëmendje më të madhe nga administrata dhe vetë kryetari I Bashkisë. Për G’juhadolin u kërkua:
– Lirim I trotuareve nga saksitë me lule dhe karriget/tavolinat e lokaleve
– Të tregohet kujdes për bizneset që zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë rrugë, pasi ndërtesat janë të vjetra dhe rrezikojnë shembjen çka mund të shkaktojë ngjarje të rënda
– Të jetë më në vëmendje çështja e parkimeve të automjeteve, të shtohen kontrollet policore Mund të jetë një imazh i 8 persona
– Pastrimi kontenierëve të mbeturinave në rrugicat e kësaj zone
Gjithashtu, u diskutua dhe u kërkua ndërhyrja në infrastrukturën rrugore të disa lagjeve e rrugicave që nuk kanë njohur investime prej 33 vitesh. U kërkua vëmendje më e shtuar ndaj pastrimit të qytetit, sidhe mirëmbajtjen e investimeve që janë kryer.
Ndër problematikat kryesore që u diskutuan ishte edhe shkolla 9-vjeçare “Branko Kadia” oborri I së cilës mbushet me ujë sa herë ka reshje shiu, ka prezencë të një biznesi privat në oborr të shkollës, ngrohja me gaz gjatë stinës së dimrit etj.
Dëgjesat publike do vijojnë të hënën dhe të martën me banorë të rajoneve 4 dhe 5 për t’i hapur rrugë pastaj diskutimeve në komisione për hartimin e projekt-buxhetit 2024 dhe programin buxhetor afatmesëm 2024-2026!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.