Ishe nuk ishe Ti… Nga:Zize Liza Pepshi
Më përshkoj një ndjenjë mallengjimi
Më kaloj nëpër gjithë trupin tim
Më pushtoj mua shpirtin
Ishe nuk ishe ti
Bota lavdërohet dhe krihet
Para syve tu para syve t‘mi
Por kohës befasitë nuk i dihen
Unë hap krahët kur vjen ti…
Ta gjejë atë 

Më bën që kohën ta kthej
Të nata e asaj vere të nxehtë
Shikimi të ti më mbet
Kur ulur të pashë në „ARABESKË“
Përballë teje ngadal u ula
Dhe zemra filloj të rrah ndryshe
Për ty atëherë Isha e huaj
As mendjen të unë s‘e kishe
Në shetitore dola e vetme
Mendja dhe zemra po flitnin
Unë u thash se dua të dehem
Ta gjejë atë ta flladis shpirtin…
Natën vonë 

Ëmbëlsisht dashninë ta fala
Edhe shpirtin n’dorë ta lash
Fytyrja jote m’del përpara
Netëve vonë për ty unë qaj!
Sa herë shpirtin ty ta fala
Sa herë zemra për ty rrahu
Sa herë n’lot për ty u lava
Kot po pres çdo natë të pragu!
Asnjëherë nuk u pëndova
Shpirt e zemër pse i theva
Natën vonë kur të takova
Mbyllë të kam në t’mia ndjenja!
Sa herë shpirtin ty ta fala
Sa herë zemra për ty rrahu
Sa herë n’lot për ty u lava
Kot po pres ç’do natë të pragu!