Vllaznia ka gjetur një sponsor të ri për sezonin e ardhshëm futbollistik që u prezantua në një ceremoni zyrtare. Presidenti i Vllaznisë Albamn Xhaferri shprehet se ardhja e sponsorit të ri është një rrugë e re në menaxhimin e klubit kuqeblu.Presidenti Xhaferri prezantoi edhe uniformat e reja të ekipit të Vllaznisë që do përdoren në sezonin e ri futbollistik. Oliver Fripp, përfaqësues i kompanisë që do sponsorizojë Vllazninë thotë se është kënaqësi të investosh për një klub historik si Vllaznia..Vllaznia gradualisht po kërkon që të ketë një menaxhim ndryshe për të sjellë sa më shumë të ardhura në arkën e klubit në mënyrë që të ketë baza të shëndosha ekonomike për të ardhmen duke qenë se sezoni i kaluar u shoqërua me jo pak probleme në vonesat e pagave për lojtarët gjë e cila krijoi pakënaqësi tek shumë prej tyre në momente të ndryshme.