Gjergj Figuri
Ska pushues ose ata jane te pakte! Ku eshte debati publik keto dite. Ne fakt pyetja duhet bere, a kemi pushues aq sa jemi perpjekur te terheqim. Çuditerisht mund te them se ne Lezhe ka pushues me shume se sa meritojme! Ne dy vitet e fundit jane shtuar mbi 2000 dhoma (nuk ka nje statistike per nr total te dhomave), jane shtuar njesite e sherbimit (beach bare me shumice), jane shtuar apartamentet dhe eshte zgjeruar harta e zonave te pushimit. Perkunder ketyre zhvillimeve ne rruge kercasin çelesat “hajde dhoma me qera” dhe kjo tregon se pergjithsisht ne presim kush te vij!?
Investimet miliona euro jane drejtuar ne tulla e beton dhe asnje strategji turizmi. Te gjithe presin mberritjen e kosovareve (dhe shyqyr qe i kemi) dhe patjeter qe pastaj sheh tendanca “zhyt e myt” pasi parimi behu “milioner” per 40 dite shoqeron nje pjese te konsiderueshme te bizneseve ne Shengjin. Asnje çmim publik nga hotelet, njesite e sherbimit apo resortet dhe gjithçka tjeter qe lidhet me sherbimet ne turizem, pasi pergjithsisht çmimin e vendos ngarkesa e dites.
Nuk behet fjale per tendence te uljes se normes se fitimit dhe rritjes se sherbimeve duke permirsuar oferten turistike, por ka ankese “sivjer me dobet”. Kete fjale e kam degjuar prej 16 vitesh qe punoj si gazetare ne Lezhe, por asnje biznes nuk ka mbyllur pasi me llogjiken se cdo vit ishte me i veshtire se ai para i bie qe te shkojne drejt humbjes. Nje tjeter element qe nuk i kushton rendesi askush eshte nevoja per te kerkuar tregje te reja dhe rritur numrin e turisteve cilesore.
Te gjithe me syte nga Kosova dhe harrojme se mund te kerkojme ne Poloni, Çeki, Hungari, Serbi, Austri, Danimarke e keshtu do te rendisja pafund tregje turistike potenciale dhe ende te pashfrytezuara. Nuk ka nje strategji se çfare do te bejme vitin tjeter, ku duhet te nderhyjme, çfare duhet te permirsojme, si mund dhe ku duhet te promovojme e per me teper si mund te jemi atraktive.
Nuk ka zyra te informacionit turistik, ka mungese te theksuar te materialeve informuese dhe promovuese, nuk kemi nje databaze te elementeve turistike dhe gjendjes se tyre, nuk kemi informacionin digjital, nuk kemi te identifikuara brand-et tona, itenerare e destinacione te çertifikuara, nuk kemi sinjalistike turistike, pra na mungon vizioni. Shprehja e vetme qe themi eshte “Shengjini eshte i paster, ka uje te paster e rere kurative” . Kush i çertifikoi?! (pavarsisht se jane te verteta, por nuk mjafton ti thuash ato duhet te çertifikohen).
Ne te gjithe Shqiperine mungon çertifikimi me flamurin blu, por kjo nuk do te thote se Shengjini bashke me Talen nuk mund ta nisin diçka te tille. Tashme me zgjerimin e zonave bregdetare (rruga Shengjin – Velipoje shton disa kilometra me shume vije bregdetare per plazh) do te thote se pushuesit do te shtrihen ne nje territor me te madh e per pasoje do te ulet densiteti ne zonat e mbipopulluara tani e ku ndodhen numro me i madh i pushuesve.
Rrisku per uljen e vazhdueshme te pushuesve ne Shengjin po rritet e kjo do te thote se duhet punuar me shume, rritur sherbimet me shume, publikuar çmimet me shume, me shume stafe te kualifikuar e mire paguar, ulur abuzimet e rritur transparenca. Nuk ka pak pushues ne Shengjin, por per kaq kemi punuar qe te kemi dhe kaq meritojme. Pas mbylljes se sezonit duhet bere analize dhe duhet vepruar shpejt, ndryshe ekonomia me e rendesishme ne Lezhe, turizmi, do te tkurret.
Ka shembuj te mire plot qe jane edhe konstant gjate viteve ne Shengjin. Puna e vazhdueshme dhe strategjite e hartuara nga stafet e tyre kane dhene efektet e duhura. Per kete shihni restorantet, hotelet dhe njesite e sherbimeve qe jane vazhdimisht plot. Asgje nuk eshte rastesi, por kane ditur te sillen. Ato bashkpunojne me te gjithe aktoret dhe nuk lodhen duke promovuar jo vetem biznesin e tyre, por te gjithe Lezhen. Nuk abuzojne dhe jane shume te hapur per te gjetur zgjidhjet e duhura. Ato nuk jane pronaret milionere (qe jane bere shume tashme), por administratore te suksesshem qe po mbajne Lezhen ende ne majat e turizmit. Ju ua dini emrat, por mund edhe te keshilloheni me ta.
Ky eshte nje sezon i mbare, por mund te ishte me i mire nese do te ishte menduar me mire.