SHENIME NGA GREQIA PER 25 MARSIN E VITIT 1821

0
1232

Nga : Ndue BACAJ

Duke u gjendur keto dite ne Greqi (Athine), te njerzit e mi qe jetojne e punojne prej gati dy dekadash ketu , asistova ne manifestimin e pervitshem te dites te 25 marsit , date qe i ka “rrenjet” ne vitin 1821 , kur greket pas rreth 400 viteve nen pushtimin turko-otoman filluan kryengritjen e pergjithshme (te organizuar), per clirimin e Greqise nga skllaveria e gjate turko-otomane. Une asistova nemanifestimin e ketij viti qe u zhvillua ne nje “shetitore” impozante ne Neazmirni (te Athines). Gjatsia e vendit te manifestimit ishte rreth dymije metra gjatsi, ku ne dy anet ketij vendi manifestimi ishin mbledhur mijera e mijera greke etjer.. Manifestimin e “hapi” hymni kombetar i Greqise dhe parakalimi i bandes muzikore.. Manifestimi ishte konceptuar me nje parakalim te “ndare” ne “grupe” te ndryshme qe perfaqesonin sportin , kulturen , artet marciale , policine , ushtrine , zjarrfiksit, grupe te krahinave te ndryshme te Greqise te cilat parakaluan me veshjet e tyre kombetare e zakonore , si dhe me veglat muzikore te tradites , me “flamujt” krahinor dhe deri me armet e vjetra te kohes se kryengritjes apo revolucionit antiotoman. Ne kete manifestim ra ne sy vecanarisht “grupi” i Kretes. Manifestimit i dhane gjalleri e bukuri “grupet” e zgjedhura te shkollave te niveleve te ndryshme qe manifestuan. Nxensit qe parakaluan ishin zgjedhur nga shkollat ne baze te rezultateve mesimore , ku ne mesin e tyre kishte edhe mjafte shqiptar (nje nder ata ishte edhe nipi ime (djali i qe vajzes)… Veshja e nxenesve ishte ne pergjithsi qytetare me te vecantat e shkollave qe perfaqesonin , ndersa disa nga keta nxenes mbanin ne duar vegla muzikore dhe banderola te ndryshme ne nderim te 25 marsit… Shkollat perpara ketij manifestimi kishin pergatitur e dhene me nxenesit e vete me te mire nga nje program , qe e kishin demostruar ne prani te prinderve te nxenesve ne ambientet e shkollave para dites se manifestimit. Programi ku isha i pranishem edhe une mu dukt mjaft interesant… Aty nipit time 12 vjecar , Adrianos, i kishin dhene per te interpertuar figuren e gjeneralit lider te kryengritjes antiotomane Kolokotronit… Pas perfundimit te ketij programi une pasi falnderova nipit tim per interpertimin e shkelqyer , nuk munda pa i thene se interpertimi i tij kishte qene i sukseshem nga perkushtimi i tij , por edhe sepse ai interpertonte nje arvanites , pra nje “bashkombas” te tij , gje qe nipit tim nuk ja kishte thene historia e Greqise qe e mesonte ne Shkolle… Nje e vecante e ketij manifestimi qe me ra ne sy , ishte se ketu nuk kishte tribuna pompoze dhe as fjalime te asnje lloji. Manifestimin e “drejtonte” nje spikere e cila “prezantonte” nga nje qender zeri para te pranishmeve , grupet qe parakalonin sipas radhes…Pak histori nga kryengritja antiotomane e Greqise dhe Arvanitasit… 25 Marsi i vitit 1821 eshte dita qe shenon fillimin e kryengritjes se pergjithshme antiotomane te Greqise. Kjo date historike ishte bekua nga hierarket e kishes greke ,ndersa udheheqesit dhe trimat kryengrites u betuan mbi flamur me “fjalet” “ja liri ja vdekje”. Kjo kryengritje antiotomane do te zgjaste rreth nente vite , plote beteja luftarake dhe sakrifica te panumerta te popullit grek.. (Nje ndime te konsiderueshme per clirimin e Greqise nga otomanet kane dhene edhe Rusia ,Franca e tjer)… Per hire te vertetes duhet thene se kryengritja (apo revolucioni sic thuhet jo rralle), gjatë ketyre nëntë viteve të kohëzgjatjes eshte luhatur edhe ne mes sukseseve , dështimeve e deri grindjeve “civile”, deri sa u njohe nga garantuesit dhe nënshkruesit e Protokollit të Londrës me 1830 , gje qe solli pavaresine e njohur nderkombetarisht te Greqise. Eshte interesant se shteti grek daten 25 mars (1821) e kremton si daten e clirimit apo pavaresimit te Greqise nga skllaveria turko-otomane , dhe per kete pervec manifestime te pervitshe daten 25 mars e ka zyrtarizuar si dite feste e pushimi. Madje kjo date per greket eshte dyfish feste , pasi ka edhe karakter fetar… Sic dihet nga historia (dikur e pranuar edhe nga vete greket…), ne kryengritjen apo revolucionin antiotoman grek kane marre pjes aktive , madje edhe heroike e me nje kontribut te pazevendesueshem ne clirimin e Greqise shume shiptar trima , por edhe trimeresha. Disa nga liderit e kryengritjes apo revolucionit antiotoman te Greqise , si gjenerali Teodor Kolokotroni (1770-1843) , heroina Laskarina Bubulima (1771-1825), kapedanet e shquar Marko Bocari e Noti Bocari (1759-1841) , i cili ka qene edhe xhaxhai i Markos , dhe ministri i pare i mbrojtjes te shtetit grek (me mbretin nga Bavaria e Gjermanise Oton I…). Ne luften kryengritese apo revolucionin antiotoman te Greqise do te merrnin pjese edhe shume luftetar e kapidan te shquar arvanitas , pra shqiptar. Data 25 mars , qe kremtohet e manifestohet me madheshti nga greket eshte nje date qe u “perket” per kontributin e luften e tyre kunder pushtuesve ottoman edhe arvanitasve – Suljot te Camrise e me gjere … Ne kete shenim mendova te “ndaj” per te thene pak fjale me shume per luftetarin , kapedanin e madh dhe liderin e kryengritje antiotomane te Greqise , suljotin trim e te ditur Marko Kico Bocarin , dhe trimat e degjuar te kesaj familje… Arvanitasi Marko Bocari , kapidani i madh i kryengritjes , kishte lindur ne Sul te Janines ne vitin 1790 , ne familjen e degjuar “BOCARI”, nga ku kishin dalur shume burra e trima si Kico Bocari (1754-1813 , babai i Markos), Noti Bocari , Kosta Bocari , Dhimiter Bocari , Jorgo Bocari etjet… Marko Bocari pervecse trim e luftetar lirie kishte qene edhe nje arsimdashes i madh, ku gjate internimit te tij (ne moshe te re) ne Korfuz ai me ndihmen e babait tij , xhaxhait (Noti Bocari) dhe vjehrrit Kristaq Kallogjeri nga Preveza , ai formuloi fjalorin dygjuhesh Greqisht-shqip. Marko Bocari ra heroikisht me 9 gusht 1823 duke luftuar kunder ushtrise otomane qe udhehiqej nga komandanti Mustafa Bushatliu… Vlene te theksohet se gjuha e nenes e “Bocareve”ka qene dialekti cam i shqipes te kohes. Ne nje ser shkrimesh dhe trashigimive gojore thuhet se pas vdekjes te Marko Bocarit greket dogjen shtepine e Bocareve se bashku me arkiven e vjeter , me dokumente qe ruante kjo shtepi historike e Camerise etnike shqiptare. Sigurisht djegia e kesaj arkive dokumentare , ka qene nje humbje e madhe , por historia e autoktonise te Camrise dhe trojeve te tjera shqiptare te mbetura nen kufirin politik te Greqise eshte e trashiguar nga njeri brez ne tjetrin , eshte e shkruar dhe dokumentuar kombetarish e nderkombetarisht . Gjithashtu perkatesia etnike shqiptare e trimave dhe kapedaneve arvanitas qe luftuan e kontribuan per clirimin e Greqise nga pushtuesit rreth kater-shekullore turko-otoman , eshte e trashiguar dhe dokumentuar.. Jo pak studiues e historian vendas e te huaj na kane lene studime e shkrime qe vertetojne origjinen shqiptare te atyre heronjeve qe cilesova me emer , por edhe shume te tjerve qe nuk i cilesova ,ku ne kete shenim po kujtoj fare pak nga keta studiues e historian si ; Pukvil , studiues e konsulli i Frances ne Janine , Studiuesi e historian Robert D’Anxheli (Enigma) , Historiani anglez V.M.Like (Suljotet fare e Camerise , njera prej kater degeve te Shqiperise) , Studiuesi francez Luis Bonolulu (Greqia para grekeve) , Studiuesi Ciapolini (Suljotet nuk dine fare greqisht , gjuha e tyre ne perdorim eshte shqipja e dialektit te Camerise) , Poeti anglez Xhorxh Gordon Bajron i cili ka njohur nga afer Suljotet ne pergjithsi e Bocaret ne vecanti , ku Marko Bocarin e ka pasur mike e me te ka pasur edhe korespondece “letrash”. Kur Bajroni merr letren e fundit te Marko Bocarit dhe vjen ne Camri (Janine), trimi suljot kishte vdekur heroikisht duke luftuar kunder ushtrise truko-otomane. Por Bajroni ne shenje nderimi i veshur me rroba kombetare shqiptare shkon te varri i Marko Bocarit dhe mbi varr mban nje fjalim brilant dhe emocional… Mbas ketyre (pak) emrave te studiuesve e historianve qe cilesova , vlene te cilesohet edhe emri i studiuesit te shkelqyer arvanitas Aristill Kola me veprat e tij,,, e tjer…
Perse arvanitasit trima luftuan per Greqine e jo per Shqiperine kunder otomaneve ?.
Mjafte nga ata qe njohin sadopak luften dhe kontributin e arvanitasve per clirimin e Greqise nga pushtuesi turko-otoman , me te “drejte” mund t’u lindin pyetja ; perse gjithe keta trima arvanitas (shqiptar) luftuan e u sakrifikuan per clirimin e Greqise dhe jot e Shqiperise ??. Pergjigja e kesaj pyetje ne te vertet eshte mjafte komplekse , megjithate une do mundohem te them “dicka”… Ne ato vite te kryengritjes antiotomane te Greqise , (mjershit) duhet pranuar se ne shqiptaret me shumice tashma ishim topitur nga sundimi i gjate me kerbac e kulac i perandorise turko-otomane. Rilindja e idealeve dhe nje organizim i pergjithshem per clirim kombetar ne ate kohe thuajse nuk ekzistonte ne kater vilajetet ,qe na kishte coptuar (dhe perzier me kombesi joshqiptare) pushtuesi mizore ottoman. Ekzistonin vetem grupe te vogla komitesh ne jug te Shqiperise dhe ceta te “vogla” luftetaresh kryengrites ne Veri te Shqiperise , por edhe keto kur luftonin benin “thjeshte” lufte per “interesa” lokale e jo kombetare.. (Rilindja kombetare shqiptare do te merrte udhe me Lidhjen Shqiptare te Prizrenit 1878 , pra rreth nje-gjysem shekulli pas revolucionit grek). Ne vitet e revolucionit antiotoman grek shqiptaret me shumice kishin ndryshuar besimin kristian , duke perqafuar ate muhamedan te pushtuesit , ku fatkeqesisht ky pushtues me propoganden e tij fetare (por edhe ekonomike), kishte bindur nje shumice te madhe shqiptaresh muhamedan ta quanin perandorine pushtuese turko-otomane si shtetin e tyre , ndaj ende nuk ishte rizgjuar ndergjegja kombetare per te luftuar kete puashtues shumeshekullor. Gjithashtu trashigimia e “bashkeqeverisjes” te shqiptareve me pushtuesit mbarte nje histori te hillur tmerri e sherri , ku pashallaret shqiptare dhe hierarket e tjere qe i sherbenin sulltanit e Stambollit , kishin shuar e shtype me zjarr e hekur cdo perpjekje te shqiptareve qe kishin kerkuar te drejtat e tyre etnike , historike, zakonore , ekonomike e jetesore. Shembulli “model” i krimeve dhe egersise te pashallareve e hierakve shqiptar ne sherbim te otomaneve, eshte padyshim hajduti , kacaku e krimineli qe u be pasha, Ali Pash Tepelena i cili ndonse nganjeher u prishte ne “pazare”me perandorine turko-otomane per interest e tij karieriste (qe qe me vone do t’i hante kryet), ai jo rralle kryente krime monstruoze kunder kryengritesve shqiptar , e vecanarisht kunder atyre kristian… Familja e Bocareve eshte nje nga ato familje apo e fise suljote-shqiptare qe e pesoi , vecanarisht gjate luftes me permasa genocide te Ali pash Tepelenes kunder Suljoteve ne vitin 1812 , ndaj ishte e pamundur qe kjo familje dhe te tjera arvanitase ti bashkohen Ali Pashes dhe ushtrise tij qe luftonte ne ate kohe kunder cdo kryengritsi (grek apo shqiptar) . Ne keto kushte Bocaret dhe arvanitas te tjere ju bashkuan luftes kryengritjese te grekeve kunder perandorise turko-otomane. Greqia edhe sot e “vlerson” Ali Pash Tepelenen per “ndihmen” e dhene , duke i detyruar arvanitasit burra e trima (kryesisht kristian) ti bashkohen luftes te grekve per clirimin nga pushtuesi ottoman… Mjerisht edhe pse keta arvanitas derdhen gjak e u flijuan duke kryer akte heroizmi per clirimin e Greqise , nuk mund ta parashikonin gjemen qe do t’u sillte dekada me vone shteti grek , banoreve autokton shqiptar ne trojet e tyre etnike te lara me gjake , lote e sakrifica , si dhe do te “mundohej” t’u ndryshoi heronjeve e luftetareve trima arvamitas-shqiptar identitetin kombetar…

Athine 25 mars 2018

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.