Sali Berisha: Më 6 dhjetor protesta e radhës e opozitës, të mirëpresim ( për Shënkolli Dimer) liderët e BE-së

0
173

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar datën kur do të mbahet protesta e radhës e opozitës.Ai tha që në nisje të mbledhjes së Kryesisë se protesta do të jetë në 6 dhjetor, e njëjta ditë kur në Tiranë do të mbahet samiti Ballkani Perëndimor-BE.protesta-e-pd – Partia Demokratike

“Protesta e 12 nëntorit duhet të vazhdojë me protesta të tjera dhe data 6 dhjetor mendoj unë është një datë, rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij përpara përfaqësuesve më të lartë të demokracive evropiane, para të gjithë botës. Pikërisht me këtë agjendë, betejë kundër monizmit dhe ekzistencën e pluralizmit.Mbrojtjen e pasurisë më të madhe publike që kanë shqiptarët sot, portin e Durrësit.Nis protesta e opozitës/ 'Shqipëria në rrezik': Opozita dhe Shoqëria Civile bashkohen kundër Qeverisë - Politikë Po plaçkitet në mënyrën më të paimagjinueshme, po përvetësohet nga klani Rama. Agjenda do të ketë edhe tema të tjera, por mendon se një popull i shndërruar, në një popull gomonesh, si asnjë komb tjetër në Europë.Ne mirëpresim dhe u urojmë mirëseardhjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Protesta e jonë synon para së gjithash të dëshmojë se në këtë vend, i cili po varfërohet, vidhet shkretohet çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike janë të forta. Ftoj që ta marrim këtë protestë tonën si një akt mirëpritje ndaj tyre dhe padyshim një akt armiqësor, flagrant, të hapur ndaj Edi Ramës i cili me aferat e tij turpëron çdo komb, qytetar, njeri, lirinë, pluralizmin, të drejtat, transparencën dhe çdo gjë tjetër. Unë këtë propozim kisha sot.”– tha Berisha.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.